29,03,2024

SKANDAL: Kështu e transporton mishin ETC

Must Read

Rrjeti marketeve ETC po ju ofron konsumatorëve të saj mish që transportohet me automjete në kushte të rënda higjienike.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen disa punëtorë të ETC-së në Lipjan duke transportuar mish, por mungesa e higjienës aty lë shumë për të dëshiruar, përcjell ORAinfo.

Pamjet tregojnë se automjeti që bën bartjen e mishti i cili pastaj ju servohet konsumatorëve të ETC-së, është në nivel të ultë higjenik.

Aty shihen disa punëtorë duke kapur me duar copa të mëdha mishi, të cilat fillimisht i hedhin në dysheme, pastaj të njëjtin mish e ngarkojnë në një karrocë që shërben për bartje e ushqimeve nëpër markete.

Mungesa e higjienës në këtë automjet dhe trajtimi i mishit nga ana e punëtorëve, rrezikon helmimin e konsumatorëve të cilët furnizohen me këtë mish.

Ditë me parë ORAinfo ka raportuar se disa qytetarë në rrjetin e dyqaneve të ETC, kanë hasur në mish të prishur. /ORAinfo/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img