28,03,2024

Situata në Veri të Mitrovicës është jashtëzakonisht e rëndë!

Must Read

Vëllezërit tanë që jetojnë në atë pjesë të Shqipërisë Etnike janë duke jetuar sikur të ishte ende koha e Millosheviçit dhe kjo për faj të politikanëve shqiptarë,të mos-largpamësisë së aleatëve tanë që nuk e kuptojnë dinakërinë,pabesinë dhe poshtërsinë e politikanëve serbë !
Duke u dhënë të drejtën për të krijuar komuna me shumicë serbe ,në veri të Kosovës serbët e atjeshëm e shtuan “oreksin” ,duke kërkuar autonomi për ato tre komuna që politikanët shqiptarë me zemërgjerësi ua dhuruan serbëve!
Serbia po investon me para,me njerëz dhe me gjithçka tjetër në Veri të Mitrovicës duke bërë të mundur mbajtjen në këmbë të një “administrate” të specializuar në trazira duke filluar nga veprimet më të “lehta” siç është kontrabanda e mallrave,(por që ka një çmim të lartë në financat e shtetit të Kosovës) e deri tek ato më të rëndat e që janë dëbimet me mënyra të ndryshme duke përfunduar me vrasjet e shqiptarëve atje!!!
Duhet me patjetër që në këto kohë vendimtare për kombin tonë sejcili të nxjerri detyrat e tij dhe detyrimet karshi atdheut! Gjëndja është e rëndë në Veri,prandaj kush ka aftësi fizike dhe përgatitje ushtarake të rrijë në gadishmëri për gjithçka në të ardhmen se KOMBI YNË KA VUAJTUR PREJ TRADHËTARËVE DHE KA SHPËTUAR PREJ ATDHETARËVE….NË KOHË TË VËSHTIRA PËR KOMBIN PËRHERË BIJTË MË TRIMA E KANË GJETUR MËNYRËN PËR T’I DALË NË BALLË GJITHÇKAJE QË KA ÇUAR NË ÇLIRIMIN E TIJ NGA PUSHTUESIT!!!

FBKSH
Tiranë -Shqipëri Etnike
01.08.2018

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img