23,04,2024

“Situata në jug të Serbisë është shumë e rëndë”

Must Read

“Gjendje e emergjente është shpallur në 11 komuna të Serbisë Jugore, në Vladiçin Han dhe Tërgovisht, gjatë fundjavës kemi pranua kërkesa për ndihmë, me pas u është dërguar ndihmë. Gjithashtu janë evakuuar edhe 120 persona nga atje”, tha Mariq.

Sipas tij, janë dorëzuar edhe ndihma mjekësore, ushqim dhe ilaçe, siç thotë ai tani për tani gjendja në komunat jugore serbe është “shumë, shumë e vështirë”, transmeton lajmi.net.

Komuna në të cilën është shpallur gjendje emergjente janë: Tërgovish, Aleksinaq, Bllacë, Sjenicë, Medvegjë, Vlasotinçe, Vladiçin Han, Nova Varosh, Tutin dhe Vranjë.

Shef i Departamentit të situatave emergjente dhe menaxhimit të rrezikut në MPB, Zhivko Baboviq tha se rënia aktuale e bora do të krijoje probleme shtesë në komunat ku është futur gjendja emergjente.

Sipas tij, temperaturat e ulëta pritet të ketë edhe në dy-tre ditët e ardhshme, të cilat do të paraqesin një problem shtesë, pasi do të ketë  krijimin e akullit shtesë mbi lumenjtë. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img