28,03,2024

Sistemi edukativo-arsimor në Kosovë është një … !

Must Read

Nuk po filloj me asgjë akademike por po e fillojë me marrjen shembull të vetës sime gjatë gjithë
procesit që ne e quajmë “eduaktivo-arsimor” që nga shkollimi primar apo fillorë e deri tek niveli Master
që është shumë accurate me shumicën e studentëve.

Si në çdo qytet/fshat/ të Kosovës edhe në fshatin ku bëja shkollimin fillor ishte aplikimi

edukativo-shqiptaro i cili sot e kësaj dite na ka sjellë vetëm rezultate negative dhe asgjë pozitive.

Eshtë e natyrishme që të jesh “mesues” i fëmijëve me karaktersitika të veçanta, të paktën ashtu
mendojë unë nga ata të urtit (shy) dhe ata të shumë preferuarit nga ana e mësuesit të quajtur “të
zgjuarit”. Tash kur e mendojë them se në çka janë bazuar mësuesit për të personifikuar një fëmijë të
zgjuar dhe një siç e quanin ata “ngelçan”!
Më vjen turp kur kujtojë se në ç’sistem jam rritur kur bëjë dallimin se në ç’sistem kam përfunduar
nivelin Master.
E kuptoja atë pjesën që vendi ynë siç edhe thuhet nga shumë të tjerë është në tranzicion duke i
arsyetuar të gjitha veprimet akademiko- arsimore, duke filluar qysh nga shkollimi fillor por nuk
arsyetohet mënyra e të mësuarit një nxënës apo student.
Më kujtohet në shkollën fillore ku ndjekja orët në vend të mesimit kishim dhunë /rrahje nga mësuesit
sepse ne nuk ishim “të zgjuarit” e tyre ne ishim ata të cilët nuk ishin në gjendje të mesonin ashtu siç
ata na thonin. Do të thotë në këtë sistem përfundova shkollimin fillor dhe vazhdova në atë të mesëm.
E çka pritet nga një nxënës ku shkollimin fillor e ka pas vend ku është rraf e jo ku i është mësua diç
produktive!!!
Në atë mënyrë perfundojë shkollimi fillor duke kaluar në shkollimin e mesëm. Pasuam pa ditur gjërat
elementare e që peër profesorat e shkollës së mesme/ të lartë ishte një shokim dhe që ata përdorin
mënyra të ndryshme të dënimit të cilat na demolonin edhe më shumë. Thoja po ç’faj kem ne që nuk
na është mësuar në shkollimin fillor. Ç’faj kam unë që jam ndarë si “nxënëse jo e zgjuar” po nga ata “të
dobëtit’!!!
Kalojë dhe periudha e shkollimit fillor kur erdhëm në pikën e të vendosurit për studimet Bachelor.
Ishim të ngulfatur nga broshura të ndryshme, nga premtime të rreme, nga procedurat të lehta e që
për ne, të them drejtën ishin adekuate se aq dinim, nuk mendonim më shumë se kaq, sepse nuk ishim
të njohur që edukimi është kthyer në biznes.
Studimet e nivelit bachelor ishin një nivel “më ndryshe” sepse filluam në një mënyrë ose tjetër të
Studijonim, pak në mënyrë kritike, e që ishte jashtëzakonishtë e vështirë, por tash kur e mendoj nuk ishte.

Ishte në fakt një shkollim i mesëm por që me kohë nuk e mendonim kot pa përfshirë të gjithë
ligjëruesit sepse kishte prej atyre të cilët u mundonin të na ligjërronin në mënyrë adekuate. Por sa
mjafton vetem një person. E kjo mbeti një e kaluar.
Erdhi koha për studimet Master ku vazhdova në Poloni dhe Japoni. Aty ku ishin vitet më të vështira të
edukimit. Aty ku nuk dija të shkruaja një letvr akademike. Aty ku nuk dija si te beja nje hulumtim. Aty
ku më është dasht për çdo ditë të qëndroja deri në orë të hershme duke studijuar, duke u munduar të
mësoja ato që është dashur të mesoja në vendin tim, aty ku më thuhej në fytyrë që nuk di të shkruaj
një ese akademike.
A e kanë të njohur “mësuesit”, “profesorët” tanë sa e vështirë është kjo?., dyshoj
se nuk e kanë të ditur!

Aty ku edukimi bëhet biznes, nuk pritet gjë tjetër pos një dështim i cili do na percjell gjatë gjithë
procesit profesional nëse vazhdojmë të ju besojmë teë thënave.
Të largojmë dembelizmin dhe të bëhemi zot të vetës sonë.

Arbenita Sopaj,
Poloni 11.08. 2018

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img