25,04,2024

Sipas psikologëve prindërit favorizojnë më shumë njërin nga fëmijët, ja kush është “i preferuari”

Must Read

Gjatë gjithë jetës tuaj, prindërit ua kanë mbajtur të fshehtë një të vërtetë.

Qoftë nëse keni qeni fëmija më i mirë me notat më të mira në shkollë apo fëmija më problem që ka ikur gjithmonë nga mësimi, prindërit ju kanë bërë të besoni se ata i duan të gjithë fëmijët njësoj. Por, shkenca e thotë një version tjetër. Në një hulumtim të fundit të kryer nga sociologia Katherine Koger, u gjet se prindërit në të vërtetë favorizojnë njërin fëmijë më shumë.
Koger dhe ekipi i saj i hulumtuesve analizuan rreth 400 familje, në të cilat fëmijët kishin lindur katër deri në pesë vite ndërmjet. Hulumtimi, i publikuar në revistën familjare “Journal of Family Psychology”, zbuloi se 74% e nënave dhe 70% e baballarëve raportuan se kishin një trajtim më të mirë të njërit fëmijë, sipas Quartz.
Prindërit nuk treguan se cilin fëmijë e preferonin më shumë, por Koger dhe ekipi i saj gjetën se fëmijët e parë, ata më të vjetrit, ishin më të favorizuar nga prindërit e tyre, për shkak të kohës që prindërit e kishin kaluar njëherë vetëm me të, duke e rritur atë derisa kishte lindur tjetri.
Në fakt, fëmijët e parë zakonisht ndjehen se janë më të preferuarit, përderisa fëmijët e dytë dhe të tretë e ndjejnë se nuk janë aq të preferuar sa edhe të parët.
Burimi: kidstime

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img