25,04,2024

Si u vodhën 1,3 mln lekë nga pensionet në Bulqizë

Must Read

Sipas policisë është arrestuar Elvi (Blerim) Bici, 26 vjeç,  banues në fshatin Strikcan, Zerqan, Bulqizë, i dënuar më parë për disa vepra të rënda penale, si “Plagosje e rënde me dashje” , “Vjedhje” kryer në bashkëpunim.

Në sajë të operacionit të koduar  “Zerqan 2016” është zbardhur dhe dokumentuar vjedhja me maska e armë e lekëve në zyrën e pensioneve në Njësinë Administrative Zerqan, Bulqizë. Gjithashtu policia ka sekuestruar tritol e municion luftarak, si dhe  ka shpallur në kërkim autorin e dytë të kësaj ngjarje.

Më datë 25.02.2016, në Njësinë Administrative Zerqan, që bën fjalë për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,  parashikuar nga nenet 140 – 25 dhe 278/5 të  Kodit Penal, ku janë vjedhur nga dy persona me maska një sasi prej 1.336.138 lekë të reja në Zyrën e pensioneve të kësaj Njësie Administrative.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit. Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvi Bici si i dyshuar për veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.

The post Si u vodhën 1,3 mln lekë nga pensionet në Bulqizë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img