23,04,2024

Si ta fshihni në Instagram kohën kur keni hyrë për herë të fundit

Must Read
Instagram merr shkas nga WhatsApp dhe Messenger, të gjitha aplikacione në pronësi të Facebook, dhe tashmë do të tregojë orën se kur miqtë kanë përdorur aplikacionin për herë të fundit.

Funksioni i fundit quhet “Trego gjendjen e aktivitetit”. Në seksionin e mesazheve direkte, do të tregohet dhe ora e fundit kur ka qenë online, por vetëm të personave që ndiqni dhe me të cilët keni biseduar, transmeton tch.

Por ndryshe sa ndodh në WhatsApp është e mundur çaktivizimi i saj, nëse nuk dëshironi që të jetë një informacion që duhet të merret vesh. Por duke fshehur këtë, nuk do e shihni dhe ju orarin e fundit kur kanë hyrë të tjerët.

Për ta çaktivizuar duhet të shkosh pikërisht në profilin tënd të INstagram, të hysh tek Rregullimet, dhe të shkoni tek opsioni “Trego gjendjen e aktivitetit”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img