28,03,2024

Si shqiptarët shkatërruan biznesin maltez të seksit në Londër

Must Read

Londra-1

Maltezët që dikur drejtonin biznesin e seksit në Soho të Londrës u detyruan të largohen nga mafia shqiptare.

Në librin e tij “Kjo është Londra”(This is London), autori Ben Judah shkruan: “Luftërat ballkanike sollën në këtë zonë të paktën 30 mijë njerëz nga Kosova dhe Shqipëria në Londër. Me ta erdhën edhe qindra gangsterë, njerëz të kalitur të shërbimit sekret dhe vëllazëri të betuar nga klanet kriminale të lindura në Shqipërinë e Jugut”.

“Ata gjetën punë si baristë në fillim. Kurse drejtimin e bordeleve në Soho e kishin maltezët, një mafia e vjetër. Por shqiptarët i përbuznin ata, duke i quajtur biseksualë të dobët të Sohos, të veshur me kravata ngjyrë rozë dhe këmisha me lule që shesin vetëm femra të shëmtuara nga Newcastle”.

“Kurse shqiptarët të veshur zakonisht me xhaketa lëkure, duke pirë cigare në ora katër të mëngjesit jashtë bordelve të maltezëve në ‘Rrugën greke’, ata thurën një plan. Do ta pushtojmë Sohon”, thuhet në një pjesëz së librit, shkruan the Independent, përcjellë Klan Kosova.

“I pari maltez ra në gjunjë kur një shqiptar ia drejtoi armën në kokë. I dridhur dhe patetik në xhaketën e tij të vjollce ai u pajtua të shitet. Por tani atyre iu duheshin vajza. Vajza që ishin më të mira dhe të lira. Një shqiptar mori një kamion dhe shkoi në Moldavi. Ata vazhduan nëpër fshatra duke iu premtuar vajzave karrierë si modele dhe kameriere. Pastaj ata i përdhunuan dhe i trafikuan”, vazhdon rrëfimi i librit, përcjellë Klan Kosova.

“Mafia shqiptare nga 2005-2006 u trullos me sukses. Ata pushtuan bordelet dhe vodhën hapësira parkimi, duke u përhapur tejmase”.

“Prandaj grupi u nda në dysh. Të ashtuquajturit ‘korrësit’ morën Wesminister-in. Por marrëveshja nuk u mbajt. Takimi në një bar në bodrum në East Acton ku ata luanin me letra, në mbrëmje përfundoi me një konfrontim të bosëve. E gjithë kjo përfundoi me të shtëna”.

“Shumë vajza u trafikuan në Britani. Bordelet u shtuan, tani shumica operojnë jashtë Bayswater dhe apartamenteve të Kesington”.

Këto copëza të librit tregojnë lidhjet kriminale të shqiptarëve në Britani, klanet trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucion, e gjitha kjo është pjesë e librit të Ben Judah ku përshkruan funksionimin e mafias shqiptare nëpër rrugët e Londrës.

Copëzat e librit të sjellura nga The Malta Independend, janë përkthyer nga Klankosova.tv.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img