23,04,2024

Shumë shpejtë telefonat do të karikohen me valë në distancë pa patur nevojë për tela

Must Read

SHBA jep “Ok” për sistemin inovativ për rikarikimin “wireless”. Jo vetëm rikarikim wireless për smartphone-t e gjeneratës së re – në të ardhmen, bateria e telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike mund të karikohet edhe pa kontaktin me bazën e rikarikimit. Në Shtetet e Bashkuara, Autoriteti për Telekomunikacionet (FCC) ka dhënë Ok për një sistem të ri të zhvilluar nga një startup i Silicon Valley, që ju jep mundësinë të rikarikoni bateritë e pajisjeve të ndryshme që ndodhen në një rreze rreth 90 centimetra.
Teknologjia do të prezantohet në CES 2018 (Consumer Electronics Show), në Las Vegas (9 – 12 janar) dhe do të realizohet nga kompania kaliforniane Energoues në San Jose. Ajo shfrytëzon transmetuesin WattUp Mid Field që konverton elektricitetin në frekuenca radio dhe e transmeton më pas energjinë në pajisjen aty afër me një marrës të dedikuar.
WattUp mund të karikojë shumë pajisje njëkohësisht – nga telefonat e tabletët tek tastierat dhe kufjet – mjaft që të jenë të lidhur me burimin e duhur. Falë ekosistemit të WattUp ju mund të karikoni telefonin tuaj Samsung edhe nëse transmetuesi është prodhuar nga Sony apo Apple. Burimi:Monitor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img