20,04,2024

Shtyhen zgjedhjet për kryetar të fshatit në Dubravë, reagon PAI

Must Read

Ditëve të fundit në komunën e Ferizajt janë duke u bajtur zgjedhjet për kryetarë të fshatrave. Por zgjedhjet të cilat ishin paraparë që të mbahen sot në fshatin Dubravë  të Ferizajt janë anuluar dhe janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. Si arsyetim për këtë është thënë se nuk ka kushte të mbahen këto zgjedhje.

Për këtë ka reaguar Partia e Ashkanlive për Intergim e cila këtë e ka quajtur veprim të padrejtë, pasi kushtet ekzistojnë por kjo shtyerje është bërë me qëllim dhe me ndikim të disa personave të caktuar.

“Për shkak të mungesës së kushteve, shtyhen zgjedhjet për kryetarin e fshatit Dubravë. Me kërkesën e banorëve, procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, i paraparë që të mbahet sot në fshatin Dubravë, shtyhet në afat të pacaktuar për shkak të mungesës së kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve. Për datën dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë fshat do të njoftoheni me kohë” thuhet në njoftimin e  Komunës  së Ferizajt

Por për këtë ka reaguar PAI e cila  përmes një  komunikatë ka thënë se  banorët e fshatit janë të gatshëm për zgjedhjen e kryetarit të fshatit por  kjo shtyerje është bërë me qëllim dhe me kërkesë të personave të caktuar. Ata përmes komunikatës kanë shprehur gatishmëri që këto zgjedhje mund të mbahen në çdo kohë.

“Të dashur qytetarë të fshatit Dubravë. Sot Komuna Ferizajt  ka planifikuar të mbanë zgjedhje për kryetar të fshatit Dubravë, në kuadër të zgjedhjeve për përfaqësuesit e fshatrave i cili proces po ndodh në Ferizaj. Sot ishte fshati Dubravë në plan dhe nga ora 16:00 deri 21:00, ishte planifikuar zgjedhjet të mbahen në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Zaskok. PAI këtë proces e ka  respektuar dhe me vullnet kemi pritur që të ketë një proces demokratik  dhe fer. Kandidat për këto zgjedhje janë paraqitur Hajriz Haziri  dhe Avdyl Kopili . Fryma e fshatarëve ishte të marrin pjesë, por subjekti politik PDAK në krye me Deputetin e saj nga ky fshat Danush Ademi dhe stafi i tij, partia e tij, i bojkutuan dhe janë ankuar për ti shtyr zgjedhjet për një afat të pa caktuar. Ne si  PAI jemi të gatëshëm çdo moment, çdo kohë,çdo ditë, sepse fuqia dhe zëri i popullit është më me rëndësi dhe Ashkanlit e Dubravës e din tani kend duhet mbështetur dhe përkrahhur. PDAK dhe Danush Ademi mos u frikëso nga vota e popullit sepse zgjedhjet janë forma ma e mirë demokratike për udhëheqje. Ne jemi të gatëshëm çdo moment kur ju e pranoni humbjen, sepse fitorja jonë në Dubravê êshtë e pa diskutueshme” thuhet në komunikatën, lëshuar nga  PAI, dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img