24,04,2024

 SHTIME : MC VJOSA NDIHMON GJASHTË FAMILJE TË VARFRA

Must Read

Shtime,25.12.2017

Mbrëmjen e 24 Dhjetorit motoristët e Klubit VJOSA nga Shtimja gëzuan zemrat e fëmijëve jetim në fshatin Carralevë duke ndihmuar familjen e një veterani të UCK-së i cili para pak kohe kishte vdekur dhe tani fëmijët jetojnë me nënën e tyre, ndërsa bamirësinë e tyre motoristët e vazhduan duke ndihmuar edhe dy familje në fshatin malor Rancë, pastaj dy të tjera në fshatin Belinc dhe një tjetër në fshatin Racak.

Kjo iniciativaë u morë në këto ditë dimri nga anëtarët e klubit VJOSA ndërsa u mbështet edhe nga bizneset Kalaja Epox, Furra Berlini 2 dhe Shisha Bar Imperial ku motoristët për të ndihmuar këto familje me pako ushqimore arritën të sigurojnë një shumë prej 488.65 Euro si dhe 450 kilogram miell gruri.

Sipas Kryetarit të MC VJOSA Halit Rexhaj, kjo iniciativë ishte e paraparë vetëm për këto gjashtë familje të identifikuara paraprakisht ndërsa në të ardhmen priten edhe iniciativa të tjera nga ky klub.

“Ne jemi të lumtur që u bëmë shkaktar të gëzimit të këtyre familjeve dhe fëmijëve por pa dyshim se kjo nuk ja zgjedh dot problemin e përhershëm me varfërinë që kanë ato, mirëpo iniciativa jonë le të shërbejë si nismë që edhe të tjerët ti ndihmojnë këtyre familjeve por edhe të tjerave për tu lehtësuar jetesën sidomos tash kur jemi në stinën e dimrit” u deklarua Rexhaj për mediet lokale.

Motoristëve në këtë iniciativë u qëndroi sërish afër bashkëpunëtori i tyre Safet Syla.

Klubi Motoristë Vjosa u themelua këtë vit dhe tashmë është bërë i njohur për opinionin ndërsa së fundi Kryetari i këtij klubi Halit Rexhaj mori pjesën në garat që organizohen çdo vit në Republikën e Shqipërisë dhe u shpall Kampion në kategorinë profesionale E-2.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img