18,04,2024

Shtatë vjet e tre muaj burgim dhe 25.000 euro gjobë ndaj G.R, për krim të organizuar me narkotik

Must Read

Ferizaj.23.02.2018. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 23 shkurt 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.R, i cili në bazë të aktakuzës së sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohet se ka kryer veprën penale “krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë, të pandehurin G.R, për veprën penale “krimi i organizuar” nga neni 274 paragrafi 3 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotrope sipas nenit 22 paragrafi 4 nën paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet e tre (3) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetepesë mijë euro (25.000)€.

I pandehuri G.R akuzohet se gjatë vitit 2010, në bashkëpunim me të gjykuarit I.K, Sh.H, F.M dhe A.L, duke vepruar si grup kriminal i strukturuar dhe organizuar, me qëllim të përftimit të dobisë pasurore kanë kryer krim të rëndë – ofrimit pë shitje, të shitjes dhe transportimit të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm, në atë mënyrë që i pandehuri ka organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi, kështu që në Zvicër ia ka dhënë të gjykuarit I.K veturën dhe lejen e qarkullimit në emër të të pandehurit G.R, dhe sipas marrëveshjes e ka dërguar në Kosovë që të blejë rreth 7.5 kg narkotik të llojit heroinë dhe pastaj t’i transportojë në Zvicër për shitje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img