25,04,2024

“Shtangen” tek Chelsea, trajneri Sarri kërkon ushqime nga Italia sepse…

Must Read

Mauricio Sarri, trajneri i ri i Çelsit, ka kërkuar ushqimet e tij të preferuara të transportohen nga Italia në Londër, teksa po përshtatet me jetën e re tek blutë.
Por, edhe pse Londra është një nga qytetet me një komunitet të madh italian, 59-vjeçarit i mungojnë komoditetet nga Napoli. Atij nuk i pëlqen ushqimi anglez, dhe ka kërkuar djathë, biftek dhe kafe që t’ia dërgojnë në Londër.
Edhe asistenti i tij, Gianfranco Zola, po e ndihmon me restorantet dhe dyqanet më të mira italiane në Londrën Perëndimore.
Për sa i përket kafesë, ai nuk i lë asgjë rastësisë. Kafe Kimbo, që ka qenë edhe sponsor i Napolit sezonin e kaluar, do i dërgojë një ngarkesë të madhe që Sarri ta ketë në shtëpi dhe në punë për ta konsumuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img