28,03,2024

Shqiptari nga Kosova që ia “ndali dritat” Daçiqit në Shtëpinë e Bardhë

Must Read

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq gjatë vizitës se tij të fundit në Washington, ishte takuar më  Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster.

Por çfarë ndodhi në takim?

U takova në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”  – tha Daçiq.

Wes Mitchell,  Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet europiane dhe Euroaziatike, me tha se është më mirë të mos flas  asgjë për Kosovën gjatë takimit, shkruan Fmmimages, transmeton Klan Kosova.

————————————————————–

Vëllezërit shqiptarë që dikur punuan për Obamën e sot punojnë për Trumpin

Zyrtarët e lartë të Pentagonit që ishin pjesë e administrimit të ish-presidentit amerikan, Barak Obama, tani kanë rol të rëndësishëm në Sigurimin Kombëtar të SHBA-së.

Administrata e Trumpti ka një staf të zyrtarëve të administratës së Obamës, e në mesin e tyre janë edhe dy vëllezër nga Kosova- Ylli dhe Ylber Bajraktari, transmeton lajmi.net.

Vëllezërit kishin ndikim të madh në krijimin e politikës së jashtme në administratës së mëparshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç thuhet në mediat amerikane, Ylber Bajraktari udhëton nëpër botë dhe merr pjesë në të gjitha takimet e Pentagonit për çështje të jashtme të sigurisë.

Në artikullin e “Medium”, thuhet se Ylberi është zëvendëskryetari i kabinetit të ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes së SHBA-së, Ash Career dhe ka punuar në zhvillimin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht ndaj Irakut dhe Iranit.

Përveç kësaj, Ylberi ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e diskutueshme bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vëllai i madh i Ylberit, Ylli ishte dikur Këshilltar Special i Zëvendëssekretarit të Pentagonit, Robert Work, dhe puna e tij ishte “të sigurojë që vizionet e zyrtarëve të administratës së Obamës të përmbushen”.

Pas kësaj, kur Trump erdhi në pushtet edhe administrata e tij dëgjoj për namin e vëllezërve nga Kosova i ka rimarrë në administratën e tij, transmeton lajmi.net.

Tani Ylli është bashkëpunëtor i ngushtë i Macmaster, ai shqyrton kërkesat para se të shkojnë në tavolinën e tij. Ndërsa, vëllai i tij, Ylberi është drejtor i lartë i politikës në Këshillin ë Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Mediat amerikane, deklarojnë se vëllezërit kanë ardhur nga “Prishtina e shkatërruar nga lufta e vitit 1999, kur ata ishin në të njëzetat”.

Ylberi ka përfunduat studimet në Prinston, punoi në Irak me ish-drejtorin e CIA-s, David Patreus dhe në Iran me Shtëpinë e Bardh për Ministrinë e Mbrojtjes.

Yll Bajraktari ka përfunduar studimet në Harvard dhe ka punuar në Afganistan dhe Indi.

Qytetarë të Shteteve të Bashkuara u bënë në vitin 2004, dhe pas tri viteve u bënë zyrtarë politikë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img