16,04,2024

Shpëton foshnjën nga aksidenti, 11 vjet më vonë ndodh e papritura

Must Read

Ta duash dhe të kujdesesh për një person të panjohur është e vështirë, por ta lësh pastaj të shkojë është edhe më e rëndë.

Duhet guxim i madh dhe një zemër e mirë që të rritë fëmijën e dikujt të panjohur. Sidoqoftë, kur vjen koha që fëmija të kthehet tek prindërit biologjikë, është thyese.

Kështu është historia e Bechan Miya nga Dharan, Sunsari në Nepal.
Shumë vite më parë, ai i shpëtoi jetën një foshnje gjashtë muajshe e cila kishte shpëtuar nga aksidenti me autobus.

Nëna e foshnjes kishte vdekur ndërkaq ai e pa se askush  nuk ishte aty për t’u kujdesur për fëmijën kështu që e mori dhe e rriti si të ishte fëmija i tij. Ai i dha të gjithë dashurinë dhe përkujdesjen e një babai të vërtetë, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, 11 vite më vonë, babai biologjik  po e kërkonte djaloshin. Ai tha se kishte dëgjuar se djali i tij ishte gjallë dhe do të donte ta merrte me vete. Bechan Miya, menjëherë u pajtua në ribashkimin e tyre. Ai tha ‘e pashë babain dhe djalin tim të ribashkohen dhe kjo mua më dha paqe.’

Kur babai biologjik donte ta paguajë Bechan për të gjitha shpenzimet që kishte bërë djali i tij gjatë këtyre viteve, ai refuzoi.

Bechan e falënderoi dhe i tha ‘Shiko zotëri, jam i kënaqur që tashmë ju të dy jeni bashkuar dhe tani mund të vdes në paqe. Por unë nuk mund të pranoj asgjë nga ju sepse ai u bë edhe djali im. Unë vetëm dëshiroj që ti të kujdesesh mirë për të tani. Kjo për mua mjafton.’

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shpeton-foshnjen-nga-aksidenti-11-vite-me-vone-ndodh-e-papritura-439274/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img