24,04,2024

Shoqata Aksioni Kulturoro Sportiv (SHAKS)– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”

Must Read

Anulon memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimit të stadiumit të

qytetit të Ferizajt

SHAKS shpreh indinjatën e thellë ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, para
disa ditëve ka njoftuar Komunën e Ferizajt se memorandumi i nënshkruar për stadiumin e
qytetit nuk mund të ekzekutohet në mungesë të mjeteve buxhetore.
Sipas memorandum mirëkuptimit parashihet rregullimi i stadiumit të ri në hapësirën e
stadiumit të qytetit “Ismet Shabani” në vlerë prej 10 milion euro. Ky memorandum ka qenë i
nënshkruar nga qeveria e kaluar dhe me të parashihej të përfitojë qyteti i Ferizajt.
Derisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si arsye të saj citon faktin se nuk ka
mjete buxhetore në anën tjetër ajo ndan mjete dhe projekte për qytete dhe objekte tjera
sportive si Prizren rregullon pishinën olimpike, në Pejë kërkon fillimin e ndërtimit të Qendrës
Nacionale të Xhudos, Palestra Sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë, në Kamenicë stadiumi i
futbollit e gjetiu.
Në buxhetin e Reepublikës së Kosovës të vetmin projekt që ka paraparë kjo ministri
është ndarja e mjeteve për renovim të stadiumit dhe në këtë vit ka ndarë vetëm 200,000 mijë
euro.
Nga ky veprim shihet se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dikë është “nënë”
e për dikë “njerkë”.

Shoqata Aksioni Kulturoro Sportiv (SHAKS)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img