25,04,2024

Shkollat e reja të mesme që po lartësohen në Ferizaj (Foto)

Must Read

Në kuadër të  investimeve në arsimin ferizajas janë duke u ndërtuar dy shkolla të mesme.  Sipas projektit këto shkolla janë duke shkuar sipas dinam8ikës së paraparë dhe pritet që shumë shpejt   do të zgjidhet problem i Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe   një shkollë profesionale.

Zhvillimin e punimeve në këto shkolla e  ka prazantuar edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në  rrjetin social facebook.

Ky është postimi i plotë i kryetaroi Aliu.

Shkollat e reja të mesme që po lartësohen në Ferizaj

2 nga 4 shkollat që janë në ndërtim e sipër e 2 të tjera që do të nisin së shpejti, shtuar kësaj edhe hapësirat e reja anekse të shkollës “Gjon Serreçi” që do të ndërtojmë së shpejti, janë dëshmia më kuptimplote se qeverisja jonë ka vizion transformimin e kushteve të mësimit e mësimdhënies për nxënësit e mësimdhënësit tonë.

Dy shkollat e mesme pranë e pranë, afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, kanë ngritur shtatin, për t’i bërë strehë për dekada, dijes e gjeneratave të ferizajasve të rinj.

Është arsimi, investimi në infrastrukturën shkollore e cilësinë arsimore, fokusi i qeverisjes sonë, që mbi të gjitha vendimmarrjen e materializon me ndjeshmërinë e prindit, dëshirën e pasionin e nxënësit e mësimdhënësit e vizionin e politikëbërjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img