20,04,2024

Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë shënoi ditën e saj

Must Read

Struktura udhëheqëse të qeverisë lokale të Ferizajt, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe mësimdhënës, gjatë ditës së sotme morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve i është drejtuar numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, me ç’rast theksoi se shkolla jonë sot, ndodhet para disa sfidave, kapërcimi me sukses i të cilave, do të thotë mbështetje e madhe në kapërcimin e vështirësive drejt zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë.
“Këto sfida janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe tejkalimi i njërës, i hap rrugën, ose e ndihmon tejkalimin e të tjerave. Sfida e parë, ka të bëjë me ngritjen e cilësisë së arsimit dhe edukimit. Ndryshimi cilësor në shkollat tona ka qenë nevojë e përhershme, por ajo tashmë është bërë e pashtyeshme. Organizimi i disa panaireve të punës dhe kontaktet e shpeshta me bizneset, tregojnë se nxënësit e shkollave profesionale, nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për tregun e punës. Mungesa e mjaftueshme e punës praktike, bën që në përfundim të shkollës së mesme, të rinjtë e të rejat e diplomuar nuk i zotërojnë profesionet e tyre në atë shkallë sa të mund të punojnë të pavarur. Ose, më thjesht, ka mjaft vende pune të lira në biznese private, që nuk mund të gjejnë punëtorë që do t’i kryenin me sukses detyrat e punës. Prandaj, të gjithë ne që jemi të lidhur me shkollën, duhet të mobilizohemi, të mendojmë seriozisht se çfarë mund të bëjmë për ta sanuar sa më shpejt këtë gjendje. Mund të them se shkolla juaj ka bërë përparime të dukshme viteve të fundit me ndërtimin e serrave dhe kultivimin e perimeve, por duhet bërë edhe më shumë”, ka thënë kryetari Svarqa.
E nga ana tjetër drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Abdullah Imeri, tha se kjo shkollë sot shënoi 57 vjetorin e themelimit. Ai dha një historikë të shkurtër lidhur me këtë shkolle, duke thënë se kjo është vatër e cila për një kohë të gjatë përgatiti kuadro për arsimimin e popullit.
“Reformat e reja dhe ndryshimi i kërkesave të tregut të punës beri që kjo shkollë të ndërroi fizionominë dhe emrin dhe të emërtohet si shkollë e mesme e lartë e Agrobiznesit dhe Teknologjisë. Nga kjo kohe në ecjen para dhe përshtatjes së ekonomisë së tregut të punës po i kushtohet rëndësi të veçantë. Po i kushtohet rëndësi që të mos krijohen kuadro të panevojshme por ti përshtatët nevojave të tregut të punës dhe të përgatitjes së kuadrove për tregun e punës. Për këtë po punohet me Drejtorinë e Arsimit dhe Ministrinë për Arsim shkencë dhe teknologji që në përputhje me nevojat e tregut edhe të hapen drejtime të reja të cilat i kërkon tregu i punës dhe njëkohësisht zvogëlojnë papunësinë aq shume të përfolur. Për këtë edhe Qeveria Komunale ka ofruar edhe subvencione të ndryshme për nxënësit të cilët mësojnë në këtë shkollë”, ka thënë drejtori Imeri.
Ai tha se në kuadër të stimulimit të nxënësve që orientohen në këto drejtime janë dhënë forma të ndryshme të financimit dhe stimulimit duke filluar nga serrat, kultura të ndryshme bimore siç janë ato të mjedrave, bagëti për nxënës të dalluar, bletë por edhe ndihma financiare për nxënësit e dalluar.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar Fikrije Zymberi nga organizata Danida, e cila ka ndihmuar vazhdimisht këtë shkolle.
Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik si dhe më mirënjohje janë nderuar mësimdhënësit që punuan gjatë vitit 1990 Rexhep Sadiku, si dhe mësimdhënësja e kësaj shkolle Nazire Zogu. Po ashtu u bë edhe përurimi i serrës së re ne këtë shkolle donacion ky i komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img