23,04,2024

Shkolla “Arsim Rexhep” në Sazli, përfiton donacion me banka dhe karriga

Must Read

Ferizaj.03.07.2017. Të hënën shkollës fillore të mesme e ulët “Arsim Rexhepi” në Sazli të Ferizajt, ju dhuruan 300 banka, 300 karriga si dhe rekuizita tjera sportive.

Këtë donacion e mirëpritur kryetari i Ferizaj, Muharrem Svaqa. Ai falënderoje bashkatdhetarin Avdyl Hamaza, që bërë të mundur që ky donacion të vije në këtë shkollë.

“Fatkeqësisht akoma shkollat tona po vuajnë për mungesë të inventarëve dhe në veçanti të inventarëve cilësor dhe praktikë, siç janë në shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, andaj sot kemi një kënaqësi të veçantë që jemi përfitues të një donacionit që vije nga Gjeneva e Zvicrës, që është kontribut i bashkatdhetarëve tanë që punojnë atje, dhe të cilët kanë filluar një bashkëpunim edhe për krijimin e marrëdhënieve përmes shkollave të Komunës së Ferizajt siç është shkolla “Arsim Rexhepi” në Sazli, me shkollat e Zvicrës ne veçanti me ato të Gjenevës të cilat falë zemërgjerësisë së të tyre kanë dhuruar një donacion të munguar për shkollat tona që nënkupton banka dhe karriga për të gjitha moshat prej parashkollorëve e deri tek klasat e larta”, ka thënë kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër drejtoresha e kësaj shkolle Zerjeta Hamza Shahini, tha se donacioni ka ardhur përmes axhës së saj Avdyl Hamza.

“Ne kemi vu kontaktet me atë shkolle dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe binjakëzimi i shkollës “Arsim Rexhepi” më atë shkollë”, tha drejtoresha Hamza-Shahini.

Këtë donacion e ka mirëpritur edhe përfaqësues të fshatit Sazli. Xhemjal Rexhica, banorë i këtij fshati, tha se tashmë shkolla “Arsim Rexhepi”, ka inventarë të mjaftueshëm, ndërsa pjesën tjetër do t’ju dërgohet edhe paraleles së ndarë në fshatin Papaz.

U tha se donacione të këtij lloji pritet të ketë edhe në të ardhmen për shkollën “Arsim Rexhepi” në Sazli.

  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img