25,04,2024

Shkencëtarët janë në prag të mënyrës revolucionare për trajtimin e sëmundjes Alzheimer

Must Read

Shkencëtarët australianë kanë bërë një progres shumë premtues në trajtimin e sëmundjes Alzheimer, sepse ata zbuluan se ultratingulli mund të jetë në mënyrë efektive dhe e sigurtë për shpërndarjen e ilaçit në trurin e dëmtuar.

Hulumtuesit e i Institutit të trurit në Queensland të Australisë kanë gjetur një teknikë jo-invazive për trajtimin e sëmundjes Alzheimer, e cila tregoi përmirësim në minjtë laboratorik. Me zbatimin e saj ishin në gjendje që me sukses të depërtojnë nëpër barrierën e gjakut të trurit dhe të “hedhin” antitrupat terapeutikë në tru. Kjo kontribuoi në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes në minj, raporton The Guardian.

Me këtë është kapërcyer një pengesë e madhe në trajtimin e sëmundjes Alzheimer, meqë shumica e ilaçeve që përdoren për trajtimin e saj nuk arrijnë në tru.

“Ultratingulli në mënyrë të sigurtë krijon një hapje shumë të vogël në pengesën e gjakut në tru dhe, në një kohë shumë të shkurtër, mundëson që antitrupat të depërtojnë deri te truri dhe, që është më e rëndësishmja, në qelizat nervore në të cilat ka ndodhur dëmtimi”, tha një nga hulumtuesit kryesorë, profesor Jurgen Gotz.

Sëmundja Alzheimer është një nga format më të zakonshme të çmendurisë, ndërsa numri i pacientëve vazhdon të rritet. Pritet që deri në vitin 2050 në Australi numri të rritet në 900.000 raste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img