20,04,2024

SHKA “ Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti fituese e festivalit “ Kaçaniku 2016”

Must Read

Shoqëria Kulturore Artistike “ Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti shpallet fituese e edicionit të 28 të festivalit “ Kaçaniku 2016”

Për nder të ditës së çlirmit, nën përkujdesjen e Kryetari të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, është mbajtur nata finale e festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “ Kaçaniku 2016”. Në fjalimin e tij, Kryetari i Komunës së Kacanikut z. Besim Ilazi uroi të gjithë qytetarët për festën e çlirimit të Kaçanikut, ndërsa shtoi se Kaçaniku nëpër histori njihet si një qytet që ka pasur gjithmonë djem e vasha që kontribuan në mënyra të ndryshme në mbrojte të atdheut. Kryetari Ilazi tha se tashmë jemi të lirë të punojmë e veprojmë, ndërsa shtoi se asnjëherë nuk duhet harruar ata të cilët me gjakun e tyre shkruan historinë më të re të Kosovës të sotlisur me lirinë e shumëpritur. Ndërkohë në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi Fahri Demnika.
Më pas shoqëritë pjesëmarrëse në natën finale të festivalit “ Kaçaniku 2016” shfaqën një program të pasur kulturor e artistik.
Juria profesionale në përbërje të Profesor Sami Piraj, profesoresha e muzikës Njomza Mezini dhe profesor Sylejman Haxhiu vendosi edhe për fituesit e sivjetëm të festivalit.
Vendin e parë e mori Shoqëria Kulturore Artistike “ Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti, vendin e dytë Shoqëria Kulturore Artistike ” Bajram Curri” nga Krusha e Madhe , ndërsa vendin e tretë e mori Shoqëria Kulturore Artistike “ Mirdita” Rrëshen- Shqipëri.

13418767_986322224814955_737420168397497627_n 13450033_986321898148321_1239942850198305525_n 13450256_986322358148275_8191867209805178508_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img