25,04,2024

Shiu dhe era shkaktojnë dëme edhe në Ferizaj  (Video)

Must Read

Ferizaj.12.09.2017. Moti i lig që përfshiu natën e mbrëmshme në Ferizaj shkaktojë shumë dëme.

Era e cila përfshiu regjionin e Ferizajt ditën e djeshme la shumë pjesë të Ferizajt dhe fshatrave pa rrymë por edhe ka shkaktuar edhe dëme materiale e sidomos nëpër fshatra.

Videot e bëra nga qytetarët  në Gaçkë dhe Nikadin të Ferizajt tregojnë për  fuqinë e erës së djeshme  dhe dëmet të cilat u shkaktuan gjatë kësaj kohe.

Era e fuqishme shkaktoi dëme edhe në kulturat bujqësore. Në Drejtorinë e Bujqësisë në Ferizaj, njoftojnë se deri më tani në këtë drejtori janë paraqitur dy raste. Drejtori i kësaj drejtorie Ismet Vranovci, tha se dëmet që janë shkaktuar i kompenson Ministria e Bujqësisë, ngase drejtoria që ai udhëheq nuk ka buxhet për këso raste.

“Ishte një rrebesh i shpejt i shiut dhe i erës, ku kemi pritur se do të ketë dëme të larta në sektorin e perimtarisë, por deri në këtë momente unë si drejtor kam pasur dy telefonata që posedojnë serrë dhe që i ka dëmtu, sidomos atë pjesën e folisë dhe gypat e tyre, por së shpejti do të dalim në terren dhe do ta konstatojmë gjendjen, mua më vje keq nëse atyre u ka ndodhur, por do të mundohemi me të gjitha kapacitetet tona si drejtori që t’u dalim në ndihmë, edhe pse mundësitë tona janë të vogla, por ne do ta bëjmë një raport dhe ai raport do të shkoj në Ministri e cila besoj se e ka një fond që mund t’i kompensoj ata deri me 25 %, po them me kusht nëse ka ministria mjete, ndërsa sa i përket Drejtorisë së Bujqësisë nuk kemi, as nuk kemi paraparë mjete për këto fatkeqësi natyrore”,ka thënë  Vranovci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img