19,04,2024

Shfaqja “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, vjen me premierë në Ferizaj

Must Read

Një gjë të tillë e tregoi për KultPlus, vetë regjisori Bekteshi, i cili përveç të tjerash tregoi për atë se çfarë përmban ky tekst dhe kur pritet të dalë me premierë kjo shfaqje.

Sarandë Selimi

Teatri ‘Adriana Abdullahu’, në Ferizaj tashmë ka nis provat për inskenimin e shfaqjes së parë të vitit 2017-të. Me autor Luixhi Pirandelo “Njeriu, kafsha dhe virtyti” është shfaqja e cila do të vjen nën regjinë e regjisorit Kushtrim Bekteshi. Një gjë të tillë e tregoi për KultPlus, vetë regjisori Bekteshi, i cili përveç të tjerash tregoi për atë se çfarë përmban ky tekst dhe kur pritet të dalë me premierë kjo shfaqje.

“Teksti është një dramë psikologjike me elemente komike dhe flet për krizën etike të një shoqërie, duke nxjerr në sipërfaqe hipokrizinë njerëzore dhe standardin e dyfishtë në perceptimin dhe vlerësimin e veprimeve vetjake kundrejt veprimeve të të tjerëve. Çfarë është etike dhe joetike, e vërtetë dhe gënjeshtër, varet nga këndvështrimi individual i secilit personazh”, tregoi regjisori Kushtrim Bekteshi për KultPlus.

Në kastën e aktorëve të “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, bëjnë pjesë: Shpëtim Selmani, Mevlan Saraçi, Dardana Mehmeti, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Sherif Bega, Edona Berisha-Bekteshi, Ali Krasniqi, Arben Marevci dhe Ekrem Jakupi. Skenografia e kësaj shfaqje do të bëhet nga Mentor Berisha ndërsa kostumet Samka Ferri.

“Njeriu, kafsha dhe virtyti”, është prodhim i Teatrit “Adriana”, në Ferizaj, e cila sipas regjisorit pritet të dalë me premierë nga mesi i muajit mars./KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img