24,04,2024

Shënohet 20 vjetori i themelimit të shtëpive bazë të brigatës 173 “ Gursel e Bajram Sylejmani” i shtabit të UÇK-së

Must Read

Lagjja Kodra në fshatin Zllatar të Komunës së Ferizajt, janë shpalosur dy pllaka njëra në shtëpinë e Fatmir Karalitit i njohur me nofkën e luftës “STUDENTI” si dhe tjetra tek shtëpia e Januz Karalitit.

Me këtë rast komandanti i brigadës 173 “ Gursel e Bajram Sylejmani” i shtabit te UÇK-së, z. Selami Neziri, i cili theksoi se këto dy shtëpi UÇK-ja gjeti strehim në kohëra më të vështira të vitit 1998, këto familje ishin në çdo moment në shërbim të pjesëtarëve të UÇK-së e ku edhe  nga këto familje kishte  ushtarë në UÇK.

Këto pllakat zyrtarizuan SHTËPI BAZË E UÇK-së, të cilat kanë qenë bazë për udhëheqës dhe ushtarë të UÇK-së.

Në emër të njësitit të UÇK-së z. Sejdi Ahmeti, falënderoj familjet dhe të gjithë se një angazhim i tilla Kosova tashmë gëzon lirin dhe fal familjeve e tilla UÇK-ja korri suksese dhe ishte e fuqishme

Në rastin e shpalosjes së pllakave në  emrin e dy familjeve u falënderua Fatmir Karaliti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img