19,04,2024

Shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit, familja strehuese Selmani nga Dardania e Ferizajt

Must Read

Ferizajasit dallohen për vlerat e tyre solidare dhe humane. Mirëpo është i jashtëzakonshëm fakti se një familje ka hapur dyert për të strehuar tash e sa vite, fëmijë me nevoja të veçanta, pa përkujdesje të deriatëhershme. Është familja Selmani nga Dardania e Ferizajt që po jep këtë shembull të rrallë sesi familja ndërtohet mbi baza të dashurisë, përkujdesit e përkushtimit. Kjo familje tash e disa vite ka në përkujdesje fëmijë me nevoja të veçanta, të cilët kryefamiljarët Ymrije dhe Halil Selmani fare nuk i dallojnë nga anëtarët tjerë të familjes.

Pas kontaktit që pati kjo familje me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu dhe zotimit të këtij të fundit që t’i ndihmoj, për t’i vizituar sot këtë familje strehuese, dolën drejtorët komunal, Lulzim Aliu, Burim Bajrami, Arbër Bytyqi, Bekim Ademi, këshilltari i Kryetarit, Albion Sherifi, të prirë nga nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi. Atyre, kryefamiljarja zonja Ymrije iu prezantoi kushtet në të cilat jeton kjo familje dhe përkujdesin që tregojnë ndaj fëmijëve të cilëve i kanë ofruar strehim. Kryefamiljarja, bashkë me familjen e saj, në një ngrohtësi e dashamirësi ndaj mysafirëve, shpalosi hallet që ka kjo familje.

Drejtorët e drejtorive komunale u zotuan që në afat sa më të shpejt t’i ofrojnë gjithë çfarë është e mundur dhe e nevojshme që kjo familje të mos ndiej vështirësi, aq më tepër me specifikat që ka, ku rriten fëmijë me nevoja të veçanta që këtu gjejnë strehim.

Shembujt e tillë të humanitetit duhet të ndiqen edhe nga familje të tjera, dora t’i zgjatet dorës në nevojë që bashkë të sëndertojmë një të ardhme më të mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img