Editorial

Sheherlia dhe budallakia


Dimal Basha
– Hera e fundit që trajtoj këtë problemin katunarë e sheherli. Arsyeja e reagimit nuk është faktori politikë, sepse nuk mendoj që çonë peshë, por përdorimi i termeve raciste, që janë tepër ofenduese. Një arsye më shumë është edhe fakti që të bëjmë presion që të mos lejojmë që termet e pista të jenë pjesë e debateve serioze. Mirëpo arsyeja kryesore e këtij reagimi është për ofendimin e dyfishtë që po ju bahet votuesve, që po shpresojë është pa vetëdije.

Fillimisht m’erdh turp për këtë “debat,” sidomos me një vend si Ferizaji ku disa njerëz kanë arrite me nda veten në taborre katunar e sheherli. Nuk po m’besohet për shkak se kam jetu në New York edhe s’kam ndëgju kend tu thanë katunare e sheherli, e tash në Ferizaj disa individ kërkojnë me marr poena me faktin e vetëm së, QËLOJANI, se nana e dikujt paska lind me ni ven të caktum që ka qëllu qytet. Lypin me fitu me strategji raciste, ose mendojnë me sundu duke përça, që  zakonisht hartohet nga një armik, po kurrsesi një mik. Me ju kthy temës, mu nana jem me ka lind në Prishtinë, tash paramendoni unë me dal me u mburrë edhe me ju lyp votën tu ju than se jam “sheherli” me faktin e vetëm se nana me ka lind në Prishtinë. Paramendo sa banale kish tingëllu me dal me u lavdu se lindja ime në Prishtinë është e arritur e imja.

Megjithatë, unë prapë  gjithmonë besoj se njerëzit gabojnë edhe tërhjeken prej deklaratave idiotike. Ne jem të vdekshëm, nuk jem pejgamer, edhe rrjedhimisht duhet me pajtu që nganjiherë ja huqim. Ka tema që janë diskutabile, edhe vendosim me mbajt qëndrime që nuk pajtojnë me tjerë, edhe krejt është në rregull. Ama, me dal me ja huq tu thanë se “jam sheherli” tu ofendu një masë të madhe njerëzish, dhe prap me lyp votën në bazë të këtij atributi që nuk ke kontribu asnjësen, është komplet budallaki në katror.

Tash këtu e tutje lexone me kujdes sepse çka e ban këtë budallaki në fuqinë e tretë  është kur ngul këmbë që e ki mirë me një qëndrim banal si ky. E sidomos atëherë kur mundohesh me u arsyetu e ngulesh edhe ma thellë. Einstein ka thane se definicioni i çmendurise eshte kur ben te njejtin veprim e pret rezultate ndryshe. Tash po du me shpjegu pse nuk eshte arsyetim kur dikush e perdore ate fjalen injorante, “nuk eshte se je katunar qe vje prej nje katuni, po katunar me mentalitet.” Nje deklarate e tille publike, me apo pa vetedije, te ban me sharru me dy kamt sepse tu e dhane kete arsyetim keta veq ju ofendojne, jo nje here, por DY here. Qe pse.

Kur ju drejtohen me “katunare,” inovatoret e terminologjise nenkuptojne se jeni te padishem, te korruptuar, te palare, injorant, e primitive. Sa per dijen tuaj, termi katunare pershkrun veq nje send ne fjalorin shqip, qe tregon prejardhjen e nje njeriu, kurse keta shkencetaret e ri kane zbulu ne vete se fjala katunare po dojka me thane edhe primitive, korruptues, e budalle. Pra e kane zgjedh termin “katunare” per me ju ofendu.

Miq, fjalori shqip ka terme pegjorative qe shprehin paknaqesi, po edhe terme ofenduese. Nese do me ju drejtu nje te korruptuari, ka term adekuat per kete. Nese do me ju drejtu nje budalle, edhe per kete ka term. Nese do me adresu nje te prapambetur, ke edhe per kete fjale t’mjaftueshme. Pse duhet qe fjala “katunare” me u perdore si term me i permbledh krejt keto te keqia? Apo ndoshta se e mendon nje katunare si te tille? Se paku te ve ne dyshim, sepse kur synon te parin e komunes, nuk pritet me dite shkencen raketore, por megjithate duhet se paku me dite qe ne fjalorin shqip termi katunare nuk nenkupton primitivizem e injorance, por as qe duhet me u perdore si i tille.

Pse per shembull termi “sheherli” duhet me u perdore si konotacion per “progres” e termi “katunare” sinonim i primitivizmit? Pse nuk kane zgjedh termin sheherli me pershkru primitivitetin dhe injorancen e dikujt? Pse bash fjala katunare? Une du me ju kujtu se nuk jane te rastesishme keto. A di kush perdore terma racist? Injorantat dhe racistat mendoj une. Nese je injorant, qe do me thane padije, atehere meson edhe del kerkon fajle. Nese je racist, atehere del edhe kembengul qe e ki mire duke u kembengul edhe me thelle ne balte.

Qe nje analogji per me kuptu ma lehte sa keq e kane. Mendoni sikur nje figure pubike del ne debat edhe ju thote “qenke magjup,” edhe pastaj me dal me u arsyetu tu thane, jo qe je magjup me prejardhje, po menyren qysh mendon e paraqitesh ne publik te ban magjup. Pra duhesh me kane komplet injorant me perdore termin “magjup” si konotacion ofendues, sikur qe eshte ofenduese me perdore fjalen “katunare” ne te njejtin kontekst. Kadri Veseli me nje rast pat kerku falje publike ne Kuvend per nje rreshqitje te nje kolegu te tij, nese nuk gaboj. Nje deputete injorante tjeter pat ofendu nje deputet veq pse e kish lind nje nane prej nje vendi fqinj. Kjo eshte injorance qe s’duhet me pas hapesire ne qytetet tona, dhe qe une nuk pajtoj dhe e kundershtoj fuqishem pa marre paraysh partive qe ju takoni.

Per fund, mbane mend se eshte DY here ofendim kur nje figure publike mundohet me perqesh apo me ofendu dike duke thane, “eshte katunare, mirepo jo qe vje prej katunit po per mentalitetin qe ka,” kuptone qe me plot vetedije po ja shton edhe nje kuptim pegjorative fjales katunare, qe nuk e gjeni ne fjalorin shqip, por vetem ne fjalorin e rrugaçeve.

To Top