28,03,2024

SHBA-ja sjell mesazh për ushtrinë: Askush s’mund të vërë veto për sigurinë e Kosovës

Must Read

Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, po qëndron sot në Prishtinë. Takimin e parë e ka realizuar me Presidentin Hashim Thaçi në Aeroportin e Sllatinës ku edhe ka dërguar një mesazh të fortë për ushtrinë. Ai ka theksuar se askush s’mund të vërë veto ndaj transformimit të ushtrisë

Mitchell ka thënë se gjatë bisedës që ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, theks të veçantë i ka vënë fushës së sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin me SHBA-në.

Ndihmëssekretari amerikan ka thënë se janë diskutuar edhe ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave mendohet të bëhet transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

“Folëm për ndryshimet kushtetuese dhe e theksova para Presidentit se askush nuk ka të drejtë të vërë veto mbi sigurinë e Kosovës”, ka thënë Mitchell.

Kur është pyetur nëse kjo ka të bëjë me Listën Srpska, Mitchel ka qenë direkt. Ka përmendur Beogradin.

“SHBA ka qenë mbështetëse shumë e ngushtë e transformimit të FSK-së dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë transformim në të gjitha nivelet. Mendoj se miqtë tanë në Beograd janë shumë të njoftuar me pozicionin e Amerikës dhe do ta përsëris këtë edhe në Beograd”, ka thënë Mitchel.

Ai, po ashtu, ka mohuar raportimet e medieve serbe se ai ka ardhur me një plan për Kosovën të cilin do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Mitchell ka mohuar se ka ardhur në Ballkan për një plan specifik, ndërsa ka treguar se po qëndron në Prishtinë për një plan të përbashkët të së ardhmes së Kosovës dhe Serbisë në BE.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img