29,03,2024

Serbia ‘merr zemër’ pas vizitës së Ramës: E ka gati projektin për ‘zhdukjen’ e Kosovës

Must Read

Sipas tij, projekti i shtetit të Kosovë, që ai i referohet si projekt i dështuar, duhet të zëvendësohet me projektin e një dialogu të përgjithshëm ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar, transmeton lajmi.net.

Ideja e shpalosur zyrtarisht nga Gjuriq ekziston që më shumë se dy dekada, kur Millosheviq, më pas edhe Gjingjiq janë angazhuar që për Kosovën të flasin me Shqipërinë dhe në fund, Kosova e ndarë, pjesa e mbetur, t’i bashkohet Shqipërisë, raporton lajmi.net.

“Projekti i shtetit të rrejshëm në Kosovë, pa marrë parasysh sa miliarda euro janë investuar në të, nuk do të ketë sukses”, ka thënë ai, duke shtuar se shtetin serb e pret lufta e gjeneratave që t’i rikthej interesat e veta.

I pyetur që të komentojë deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që më nuk ekziston ëndrra për “Shqipërinë e Madhe”, Gjuriq ka thënë se nuk dinë se cilit Ramë t’i besojë.

“A t’i besojë atij Ramës që e tha atë javën e kaluar, apo atij Ramës që para disa muajsh foli për gjëra krejt të kundërta me tash. Në secilin rast, është në interes të Serbisë që të zhvillojë marrëdhënie të mira edhe me Ramën edhe me Shqipërinë. Kjo na duhet edhe për Kosovën dhe për politikanët atje që t’i ulim tensionet”, ka thënë Gjuriq.

Duket se vizita e Ramës në Beograd dhe ideja e shpallur prej tij për pajtim shqiptaro-serb, duke anashkaluar Kosovën, i ka dhënë zemër Beogradit që të rinis këtë projekt për zhberjen e Kosovës si shtet dhe ndarjen e saj.

Më të drejt është kritikuar Rama për qëndrimet e tij në Beograd dhe mungesës së konsultimit me liderët kosovarë.  /Lajmi.net/

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img