26,04,2024

Serbia do që Kosova t’i kërkojë falje për taksën dhe “ta paguajë dëmin për keqtrajtim”

Must Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova duhet të kërkoj falje për taksën që ka vënë dhe për dëmin që e ka shkaktuar.

Siç njoftojnë medie serbe, në Tv Pink ai ka përsëritur edhe sot se as që bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut përderisa Kosova nuk heq taksën ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Koha.net.

“Kjo nuk bën, nuk jemi budallenj, as që do të lejojmë që ndokush të na nënçmojë. Nëse nuk jeni në gjendje ta respekton marrëveshjen e CEFTA-s, atë të Brukselit, atëherë çfarë të bisedojmë”, ka thënë ai duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë garantuese dhe e tillë do të mbetet.

“Bukur, taksa në fillim dhe mund të negocioni. Porse të kërkoni falje dhe të thoni se sa borxh na keni për keqtrajtim”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se nuk i ka hetuar presionet e presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, porse ka përkujtuar se ambasadori gjerman në Beograd Thomas Schieb ka thënë që dialogu të vazhdojë edhe pa heqjen e taksës.

Ka theksuar se i takon që të luftojë për ta ruajtur paqen e stabilitetin dhe për këtë arsye nuk flet për Thaçin e Haradinajn, edhe pse do të thoshte çdo gjë, ndërsa për politikën që e zhvillon ndaj Kosovës, ka marrë përkrahjen e serbëve kosovarë.

“Për qëndrimet e forta le t’i thonë ndërmjetësit e huaj dhe shqiptarët e Kosovës të cilët duhet t’i ngrenë përmendore Vuk Jeremiqit për kërkimin e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës të cilin tash e kanë të vetmin argument”, ka thënë Vuçiqi, përcjell Koha.net.

Ka shtuar se kurrë në jetë nuk është përshëndetur me Ramush Haradinajn, ndërsa e kishte parë në Hagë kur e kishte vizituar Vojislav Sheshelin dhe në Munih kur delegacionet e kishin anashkaluar njërit-tjetrin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img