20,04,2024

Serbët sulmojnë bashkësinë islame në Bosnje, thonë se Kosova është atdheu i tyre

Must Read

Udhëheqësit e bashkësisë islame boshnjake kanë treguar se disa nacionalistë serb kanë dëmtuar gërmadhat e disa varrezave dhe kanë lënë disa shënime që kanë lidhje me masakrën e Srebrenicës.

Zyra e myftiut në Tuzla dënoi atë që ai e përshkroi si një seri sulmesh mbi pronën e Komunitetit Islamik.

Persona të paidentifikuar kishin shkatërruar katër varreza dhe kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në varrezat myslimanë në Zvornik gjatë natës së 7 qershorit.

Pesë ditë më vonë, personat e paidentifikuar vendosën një tabelë njoftimi para xhamisë Atik në Bijeljina. Ata kishin lënë një thikë me gjemba të shoqëruar me fjalën ‘Srebrenica. Po ashtu edhe një hartë të Kosovës me mbishkrimin “Ky është atdheu i Serbëve”. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img