29,03,2024

Sepse, ti nuk e njeh veten!

Must Read

Më ka marr kohë gati dy vite së filluari këtë proces tejet të rëndë “Njohjes së vetes” dhe të them të të drejtën, këtu kam zbuluar një shtëpi të mrekullueshme që më takon vetëm mua dhe është vetëm imja. Vetëm, duke e njohur veten, do ta njohësh Zotin që jeton në ty. Nuk po ngopem së jetuari… !
Si mirënjohje dhe inspiruar nga një grua e rralle, çmendurisht e mençur dhe e pakufizuar, sa krejt universi,
Elindës sime, Elinda Markut
Po e nisi këtë shkrim me NUK “Because you don`t know yourself” sepse e dijë fort mirë se shumica nga ju pretendoni se, “po” njëjtë, si unë para disa vitesh, që në fakt, më duhet ta pranoj se, nuk është plotësisht faji juaj, s`ka qenë as imi. Faji, një element peng mes momentit shkuar dhe atij momental, gjersa, ti nuk mund të jesh dyjat, pos momentit, aty-aty, “The prezent moment”. Rruga për tek zgjimi, njohja dhe ngjallja e vetes suaj, “You are alive” është proces tejet i vështirë, kompleks, energjik, lodhshëm, emocional, shpirtëror,dhe të merr jashtëzakonisht shume nga vetja, por, aspak i pamundur (tejet i lehtë për atë që në radhë të parë, gjithmonë qesin veten e tyre). Imagjinojeni e keni po afër, ngjit me një trup e shpirt dhe nuk e njihni? Kjo gjendje me bën fort ta vras mendjen, për ata që “japin edhe jetën” duke u munduar në njohjen e tjetrit para vetvetes “Trying to know others than yourself”?! Këto raste, që sipas mendimit tim, tejkalojnë ma shumë se gjysmën e Botës rrumbullake, me bëjnë shpesh të qesh me zërin e qarjes, gjithmonë duke pyetur universin, a thua ku e kane shtëpinë ata? Gjendje te tilla, përherë paradoksale dhe të pakapshme! Ta njohësh tjetrin para vetes? Ta vendosesh së pari tjetrin e pastaj veten? Ta qesësh vetën në fund të pusit? Veten tënde që është jotja? Si s`të dhimbset vetja pak? Si nuk e donë veten aspak? Dhe, ende vazhdon të presësh nga të tjerët? !
Procesi është i ndërtuar në atë mënyrë, dhe sa herë duhet të keni parasysh që, duhet Të jepni shumë nga vetja juaj, mos të dhimbset asgjë për veten, edhe nëse costo është “unlimited” ti vazhdo, bëje, sepse fuçia jote është e pa limituar, njëjtë si dëshirat e tua, së bashku me mundësitë që kë për rreth e qark. për ndryshe nuk bëhet mirë, s’ka se si te bëhet? Nëse, nuk je në gjendje të vdesësh për qëllimin tuaj, ti tashme ke dështuar. Mund të shtroni pyetje se, pse është çmimi kaq i lartë dhe se nuk e meriton dëshira juaj vdekjen? – Dhe, unë ju them, nëse ajo kërkesa juaj nuk meriton vdekjen “the larges amount ever” atëherë pse duhet të jetoj të ju? Pse e mendoni për të? Pse të ta ofroj universi ty, kur ka plot të tjerë, që japin edhe po të kishte çmim tjetër më të lartë “Even If I die, I ëill do it again, again and again… because I love it”.
Fillimisht, Po e nisi me ambientin. Ka shumë rëndësi ambienti, se a i përket vërtetë asaj hapësire, atyre njerëzve edhe asaj energjie që ata sjellin tek prezenca juaj, patjetër, më duhet ta cek; largojini njerëzit negativ me energji të keqe e shpirtligët “Negative peoples out of my life” pastaj erërat e besimeve të renda që, veç e mbyllin shpirtin tuaj me zinxhirë të trash e nuk lejon hyrjen e asnjë ndikimi tjetër, qoftë edhe shijimin e një fjale të shëndetshme qe dikush me mirësjellje ta ofron, në mënyrë që ti të nisesh diellin si hap “put yourself in next level”.
Shpirti juaj duhet te jete i lire, pa kufizim “freedom of any kind of religions” pa asnje figure te frikshme që vetëm do ti mbyllin poret e frymëmarrjes se lirisë suaj. Arrini në atë pikë të LIRISË SË PLOTË SHPIRTËRORE, shikoni lart dhe kujtoni pëllumbat e bardhë në qiellin blu, krahë hapur, të lirë, paqësorë e pa asnjë kufi ndalues. Andaj ata janë gjithë të barabartë e me të njëjtin fluturim, pa pikë kufiri e ndalese. “Në tokë u krijuan dallimet, se në qiell ka veç hyjni”.
Erërat e këtyre besimeve të kota “Religions are created just to manipulate your spirit” mundohuni ta kuptoni se, nuk do të ju ndihmojnë asgjë dhe aspak, pos turbullimit “confuse your mind” të ujit drejt shikimit të çart, pasqyrës se unit tënd. Tjetër rol luajnë edhe lutjet, si dhe kujt i kërkoni paqe, por para se të kërkoni paqe diku tjetër, pyeteni veten; Sa keni paqe me veten “Are you ine peace ëith yourself”?! A e ndjeni prezencën e atij Zotit të gjallë? Apo Zotin e shihni veç si diçka që ende jeni duke e kërkuar, e me e rrezikshmja, pa ditur se KU? Po ashtu, do e përfshija Kohëzgjatjen (keni orë të caktuara lutjesh apo lutjet i bëni kur i ndjeni e ju shkon mendja, si dhe çfarë ndjeni emocionalisht, apo e bëni vetëm si një kryerje detyrash shtëpiake a obligim të domosdoshëm tek e ndritshmja hyjni, dhe krejt në fund, largimi i vet frikës “The opposite of fear is freedom, Q.H” që të fillonit “farën e ndryshimit”.
Mos keni frike, thjesht, ndërtojeni veten tuaj në atë mënyrë sa fjala “frikë” nuk ekziston për ju, nuk e dini as si shkruhet e thuhet. Problemet tjera na shfaqen pastaj, sepse e ngarkojmë menjëherë mendjen tonë me pyetje të rënda e tepër dyshuese “bild your case and don’t think to much, work on it”, për shembull; lindin gjithmonë pyetjet, çka nëse nuk mundem? Çka nëse asnjëri nuk më përkrah? Cili do të jetë ndryshimi pas suksesit? Çka do të thonë të tjerët? Do Të dështoj? Nuk e di a mundem?
Edhe këtu stagnon përpunimi i dëshirës suaj. Ndalet ne vend. Këputet si dega e parë në lulëzim pranvere, ngaqë automatikisht energjia juaj drejtohet kah ana e negativitetit, jo zhvillimit dhe ecjes përpara drejt realizimit, rrugë që bëhet me qartësi e besim të plote (100%besim dhe 0.00% dymendjesh a dyshim). Thjeshtë; jepeni një ide nga zemra juaj, shikoni potencialet e mundura që ju ofron moti “Wather has to be always sunny” por para se gjithash jepi buzëqeshje, jo erëra të forta mendimeve tuaja, që asgjë nuk do të bëjnë tjetër, veçse do derdhni lot shiu pa pikë nevoje. Lëvize atë ide a qëllim, nisja nga shpirti juaj si burimi i pashtershëm i çdo të mire “In your spirit is everything” vazhdoje sipër, mos e ndal, jo, ende jo, afroje te duart, kap shkruaje që të mos e harrosh “Write, before you talk” e dikur vonë, përsërite me gjuhë, mësoje për mendsh “Sing your future) dhe noto në te, ndjeje, thellë ndjeje, jetoje në çdo cipë e qelizë, dhe qoje tek sytë, por, vetëm pasi ta kesh përgatitur për të parë “live” ec, vazhdo ta shohësh veten aty. Kokëlartë, krenar e me siguri rrethore “Now, this is your world”. Ngadalë, hapi sytë, me të qetë, butësi, me siguri se do jetë aty, përndryshe, nëse jo, nuk e ke dëshiruar plotësisht “Love your dream if you ëant to realize it”
Filloja prej fillimit, por kujdes këtu; Së pari, ndërro dëshirën ose mëso të dashurosh “Start from today” Njërën bëje, gjeje problemin, vuaje, shëroje dhe pastaj jetoje. Ti, mundesh. Bërtiti vetes me aq za sa ke: UNË, MUNDEM!
Po kthehem tek vetja ime dashur. Oh, sa shume e dua Qëndresën “this is not selfish, is selfull”. Kjo Qëndresë, unë, vetë, që, sot, di ta prezantojë e garantoj veç veten e prezencën time, ka qenë gjithmonë vajzë kurioze, pa pikë frike nga asgjë, dhe duke j’ua qarë kokën njerëzve me pyetje të ndryshme,”shpesh të papritura edhe nga vetja” gjitha këto vite “Older than my age” kam ardhur në përfundim se: Tjetri nuk njihet. Tjetri nuk kontrollohet.Tjetri është veç një tjetër. Kështu, vrapova shpejt, sepse, mu tani ishte koha të ndërroja kahje. E shpëtova veten, Qëndresën time!Oh Zot, jam ba kaq e madhe.! Duke u rritur, prapë fillova gjurmimet e jetës (sepse po kërkojë bindje). Jo.! Asgjë që s’më bind, nuk i besoj, për atë po them, bindeni e njiheni veten që ti besoni “Be clear and knoë yourself” përndryshe kurrë nuk do ta arrini atë nivel, që unë e quaj, nivelin me të lartë të jetës së njeriut, pra, Njohjen e Vetvetes “Knowing youself is hard, but no impposible”. Çdoherë, më pëlqente të ngreh debate në shoqëri, komshi, shkolle, bile edhe kur i ndihmoja nënës në kohën e sy pranverës, gjate fazës së mbjelljes së luleve, mu atëherë kur natyra lëshon dritën e hijeshisë, duke qitur në pah edhe lindjet e ide të reja, bashk me idetë e mija që gjysma familjes këputnin buzët nga goja së qeshuri (Your ideas are funny, but you smart” dhe, gjithmonë, ishin po të njëjtat pyetje:Kush jam unë? Sa e njohim veten ne? Si mund ta njohim jetën pa ditur veten? Edhe përfundimin e vetme që nga ta gjithë kam marrur, ka qenë, asnjëri nuk të kupton.?!Asnjë përgjigje e duhur.?! Dilja livadhit, shëtisja, meditoja, shikoja qiellin dhe lypja “Zotin” e bashk me te dhe “Veten”, veçse nuk e ndjeja askund prezencën e tij, njëjtë, si mungesën time. E pa e njohur veten si e njeh Zotin? Oh, drita jeton tek ty, e në brendësinë tënde… Por gabimi që kisha bërë ishte se, duke kërkuar të tjerët, unë në fakt kam kërkuar veten, dhe vetja gjendet veç tek vetja. Mos u mashtroni, Kurrë, jo, tek të tjerët. Askund tjetër!Kam pasur dyshime, plot “broken pieces” se kush jam unë me të vërtetë si qenie, si individual person, dhe çka mund ti ofroj botës si individ, pra si Qëndresë?! Gjithmonë , duke e ditur se unë jam më shumë se trup, mish e gjak. Diçka ma e madhe e gjeniale, si universi plot ndriçim.!A e njohim vërtetë veten? Sa e njohim? Apo veç pretendojmë, me egon e më të lartës shkallë, “Without ego is more healthy” se, po e njohim deri diku? Sa është ajo deri diku? Deri ku? A jemi ne si qenie të ndërruar mbi atë bazë “deri diku”? A meritojmë ma shumë? A mundemi ma shumë? Apo jemi veç trup e mish dhe kaq? Kaq? Sa me një të kafshuar qeni, trembemi, lëndohemi, ikim dhe jemi në gjendje ta harrojmë veten e jetën? Dhe, në fund, çka do të thote me të vërtetë kjo, e gjitha kjo?
Pastaj, kam filluar të ndjej, shume të ndjej, sa edhe gjeja më e vogël më lëndonte; fjalët, thashethemet, hienat e këqija, këshillat përvëluese, befasimet me bërtima, këngët e religjioneve vlonin në kokën time, dhe që atëherë, por, këto gjithë këto e patën një të mirë të madhe, me patën mësuar të dëgjoj. Dëgjimi, ky hap i parë drejt mësimit, drejt një rruge të suksesit e shëndetit të përkryer “Listen and learn”. Ai, që nuk dëgjon, ai kurrë nuk mëson,- më thoshte gjithmonë lokja e vjetër plakë. Pra, kështu fillova ta kalit shqisën e të dëgjuarit, së bashku me ndjenjën. Dëgjoja dhe ndjeja, ashtu për disa vite radhazi, fort ndjeja, e fort dëgjoja. Kudo dëgjoja, me vesh tetë e sykatër; dëgjoja bujqit e fshatit, pleqtë, fëmijët, të sëmurit, tepër të shëndoshët, mendjemëdhenjtë, lakmuesit, dëshiruesit, kërkuesit, e te frikësuarit, e unë, gati kurrë pa folur “Listen, then you speak” thua se kishte për të ardhë një ditë që, dikush, se paku dikush të më dëgjonte. Ajo dikushi, vetja ime! Kështu, edhe prapë vazhdoja të dëgjoja, veç kësaj radhe jo të tjerët “Listen that voice inside yourself” ndjeja gjurmët e shpirtit që vazhdimisht godiste muret e trupit pa ndalim: Në brendësinë tonë vlon, zihet, lëndon, vret, prekesh shpejt e rënd, qan shpesh, ke frike vetminë, sa nuk mund të qëndrosh as pesë minuta vetëm “Live just you and God” ndjehesh mërzitshëm, shpirtërisht e zbrazet, sikur s’je gjallë, (You are killing yourself with others” këmbë këputur, e duart nuk punoj asgjë më shumë, sa një gisht tregues drejtuar kah; të tjerët “You are not original” por ti njohur të tjerët, më shumë si interesim privat, sesa kureshtje për ndryshim, për ndihme. Ti, shpenzon shume kohe me të tjerët? Ti, që të janë lodhur damarët nga të folurit për tjerët! Ti, që sytë të janë ajur nga të qarit; pse nuk jam si ajo “Why I`m not like her?”. Ti, lakmon si vishen të tjerët?! Ti, dëshiron fustanin e njëjta si ajo”I want the same dress”. Ti, kërkon jetë luksoze,veç ti ngjash atij “Just to look gorgeus like her?”. Ti, huazon rrobe edhe pse ne to nuk ndjehesh rehat (I don’t feel comfortable…”. Ti, flet për thonjtë, pa ditur rëndësinë e gishtërinjve “My nails, same color?”. Ti, që të kënaq ende një kafe e huaja, më shumë se dorës tënde (You are so cheap”. Ti, që nuk nxjerr dorën kurrë nga xhepi, sepse e ke gazep shpenzimin “Keep complaining for your icomes?”. Ti, që bën operacione plastike si ajo këngëtarja blonde “Because she is a singer?”. Ti, që kërkon të jesh tjetri, veç pse nuk je ti(You are not yourself?”. Ti, nuk e njeh veten e kërkon Zotin “And you are looking for a God?”. Ti, mjaft më aktrove si ti “Stop acting anymore?”. Ti, që nuk e di si nuk të neveritet vetja duke mos qenë ti “You are so disgusting?”. Ti, që nuk je ti. Ti, çka i thua kësaj pune “Ëhat does that really mean?”
Mbylli sytë, qetësohu dhe hy brenda vetes; Jeta, universi, e qielli të flet çdo moment; ndalu pak, kushtoj vëmendje “pay attention to your life” dhe të lutem, pash sytë e ballit që i ke, ma thuaj, pse e ngushton veten?
Ti, nuhat veten shijen e parfumeve të huaja, pa e pas idenë se cila është era juaj reale? Ti, lumturinë, suksesin e shpërblimin e tjetrit e shikon me lakmi të urryeshme, a kurrë nuk ke guxim ta pyesësh: Ti, si u bërë ti? Ti, si po e përjeton lumturinë ? Si ta shpëtosh veten ti ? Cila është rruga e vetme e shpëtimit? Suksesit? Shpërblimit? “How to be clear and to define my purpose?”
Oh, kjo të lëndon kaq rënd, të ngushton brendësinë, të qet flakë shpirti, të ngulfat frymën, sa edhe qerpikët të duken të rëndë e panevojshëm për të mbrojtur shikimin. Ti sheh gjithçka, por pa shikim! Tek Ti, çdo ndryshim është i vështirë, të merr kohë, energji e shumë lodhje kjo ngushticë. Tek ti, kjo tregon se, është koha të zgjerohesh e të bëhesh i madh. Boll ma! Ti, si s’ke turp! Ti, që bën kinse s’ke shpirt! Nisja tash, që tani, hajde, bëhu; Njeri i madh e me shpirt të madh “Your spirit is bigger than your body?”
Thjeshtë e lehtë: Tejkaloje mërinë, kufizimet, paragjykimet, pengesat, frikën, lodhjen, xhelozinë, pagjumësinë, ankesat, arsyetimet, varfërinë, lakminë, e gjithçka tjetër që të rëndon, keqëson, e ngushton rritjen shpirtërore “Grow yourself in the spiritual path?” Rritu, për dite e për nate! Ti vazhdo rritu! Banu I/e madhe! Njeri i madh, e me shkronja të mëdha. Kështu, ta dish, kështu të donë liria ty! Kështu, të donë atdheu ty! Kështu të donë kombi e njerëzia! Kështu, oh, bash kështu të donë Nena natyre e perëndia ty, sepse ato bash kështu, me shpirt, te krijuan ty!
Diçka u ndal. Koha. Minuti. Krejt qetësi:
Pasi ke kaluar gjithë natën pa gjumë, mu atëherë kur dielli fillon të lind, në kokën tënde pjellin këto pyetje: Diçka të fol brenda vetes, një zë, një emër, një melodi, dhe një ngjallje ndryshe, që ngjarje me rilindje, e ribesim, e panjohur ndjenjë, por që ty të mbush e fort të pëlqen. Një zë i trash e plotë të lëshon një të bërtitme – murmurimë që gjithë muret e brendësisë tënde i tund. Ky zë dikur u bë i njohur fort. Ishte zëri im! Ja, Kështu me thirri vetja: Kaq i vogël Je ti? Kaq i ngushtë? Kaq i kufizuar? Kaq shkurt-pamës? Kaq i keq për veten? Kaq pak e donë veten? Kaq mosmirënjohës je ndaj vetes? Kaq pak vlen ti?
Jo, jo, jo, – Ashtu, nuk bën. Ngihu! Dua të të shoh në këmbë! Zgjati duart ka vetja… Edhe pak, mundohu edhe Pak! Gati ja dole! E sheh, a e sheh se ja dole? Kurrën e kurrës nuk dua të shoh kështu, kokulur më? Ti, kështu nuk i ngjan njeriut? Kjo, nuk është pozita që ty o NJERI të takon? Kurrën e kurrës të dëshpëruar? Dështuar? Tash, pi një gotë ujë, hapi sytë mirë e shiko brendësinë tënde. A e sheh? Kështu të dua gjithmonë: sykthjellët, pa dyshime, e të suksesshëm. Kqyre mirë veten e mbaje mend mirë: Tash e tutje je ky njeri, mos gabo edhe një herë të bëhesh si “tjetri” se mu atëherë do të të vrasë me dy duar. Hajt pra, mbaje mend, ky zë, jam unë që ka vite se e kë humbur në njohës të tjerëve. Mos u takoheshim kurrë më për dështime, pra, ky zë jam unë. Unë jam vetja!
Shiko burimin e ujit, se a pihet ai ujë,
– Kanë thënë te moçmit, e ti shiko, se rreth vetes i ke gjitha mundësit, ama, duhet vullnet i mirë, punë, dashuri, e besim aq të fort tek vetja, sa ti e din se nëse një ditë nuk ja dole; Ti je gabimi! Ti arsyeja, jo tjetri! Hapi parë që duhet të bëni, nisjani, ndajeni veten nga tjetri: thuaj çdo mëngjes e mbrëmje vetes, unë jam i veçantë. Fizikisht, mentalisht, dhe shpirtërisht, ndryshe, tjetër. Kjo ndarje ka shumë rendësi, për arsye sepse Ti je origjinal, ashtu si te ka dasht natyra e Zoti, tjerët njeri. Ti, je njeri i rralle! Mos u vish as si tjerët, as ushqim çka tjerët të preferojnë, as çka te pish, as si të mos flasësh ashtu, as si të mos veprosh ashtu. Kujtoje, njëqind herë në ditë “Ti Je i veçantë”, për atë ka shume rëndësi të rrini me veten shumë, të flisni, bisedoni me veten ashtu siç do të dojë të flisje me një shok besnik e ideal, që asnjëherë nuk do ta kesh. Behu besnik, ideal, i duhuri, përkrahësi, dhe me e rëndësishmja, ndërtoje veten tënde siç donë Ti. Pasi të keni filluar të jetoni këtë vijë ndarëse mes vetes tënde dhe tjerëve, kaloni tek hapi dytë, që unë e quaj: “thuaj vetes të vërtetën” dhe mësoje veshin e çdo pjese të trupit tëndë, me të vërtetën njëshe. Për shembull, nëse nuk të pëlqen diçka, mos thuaj po. Nëse shoqëria juaj kërkon të shkoni në një bar që ty nuk të pëlqen dhe nuk e ndjen veten rehat, mos e bëj. “If you don`t feel it, don`t do it”. Apo edhe nëse i dashuri juaj po flirton me dikë tjetër në sytë tuaj, mos u bëj kinse nuk sheh, mos mbyll sytë, as gojën, as duart, sepse këta janë vese të këqija e rënda, vese të liga, që ju takojnë vetëm njerëzve që ju mungon liria e të qënurit “vetja”. Për çdo gjë, pa marrë parasysh çka e si, thuaje të vërtetën, mos mundo të mbulosh më asnjë arsyetim të vërtetën, atë çka sheh edhe ndjen, sepse, Ju në atë rast po ikni nga vetja e ndërroni “traken e trenit tuaj” gjë që Ju humb destinacionin e pritur, dhe pastaj kur ktheheni tek vetja, kjo ju lëndon, shume ju lëndon. Ju jeni i vetmi njeri që duhet ta njihni mirë veten tuaj, nga që, shumë frik e kam zbuluar se, po ju njohën njerëzit tjerët “me mire se ju veten tuaj” atëherë do të jetë manipulimi më i madh që të tjerët do i bëjnë jetës suaj. Do të luajnë me ju, bërtasin, vrajnë, kërcnojnë, dhe ju si qenie, do të vdisni brenda vetes. “She`s dying?” “ Ëhat to do noë?” Ju, bash atëherë keni cofur! E ndjeni edhe erën e rënd të shpirtit tashme të kalbur, dhe prapë vazhdoni Ti bindeni tjetrit, sepse keni lejuar, ata të udhëzojnë e vozisin drejtimin e jetës suaj. A nuk është mëkat të shuhesh Ti? Ti, që je veçantia Botës? Mrekullia? Veçantia? Rrallësia?
Edhe Bota prap vazhdon, pa kuptim, sepse sot i ka vdekur nje bir/bij qe me aq fort e mund e ka pas krijuar, me kaq dashuri, art, e perkushtim te perkryer me plot djerse shpirterore?!
Andaj, thua se Bota nuk eshte e mire. Se, jeta eshte e keqe, dhe se njerzit jane te kqinje. Mbjeni mend kete; “Njerzit nuk jane te kqinje, at avec nuk jane vetja” Dhe Bota do te behet e mire kur Ti je i mire me veten, dhe ditet kurre me nuk do te kalojne “shkoj edhe kjo dite” Por “jetova edhe kete dite” “Oh my Lord it`s another day, another love”
Duaje veten tënde, përqafoje çdo natë, mbushe me të mira, pozitivitet, dhe falëndero çdo mëngjes universin, që të ka bërë kaq të përsosur e dashtun. Shkruajeni këtë diku “Gota veç kur është e mbushur pihet, tepricën falnjave të tjerëve, por, jo, pa u mbushur, jo pjesën tënde” Çka mendon ti? Se të tjerët të duan ma shume se ti veten? Se kur qan ti tjetri derdh lot? Se kur natën të kap shtrëngimi i frikës se vdekjes, tjetri e përjeton? Se kur përplasesh në rrugicat e vështira të jetës, tjetri vjen të ndihmon? Se kur ke një ëndërr tjetri e imagjinon? Se kur dëshiron diçka me shpirt, tjetri ta realizon? Se kur thua “unë mundem” tjetri ta ndalon?
Të lutem, unë e dijë se; Ti, ke një ëndërr! Ti, ke një dëshirë! Ti, ke një ide! Ti, ke një talent! Ti,dashuron diçka në këtë botë! Ti, ke shpirt, duar, mendje, zemër, e këmbë të forta, ke edhe duar ë bukura, lëkurë të lëmuar “pa asnjë njolle të keqe”,sy të bukur e plot shkëlqim! Ti, ke edhe mendje të ndritur, e mendime me përmasa të papara universale!
Tash, a bën, ma thuaj: Çka ke ti që nuk mundesh?
Kushtuar të gjithëve, njerëzve që kanë vesh për “Dëgjim” sepse e di që të tjerëve, ndoshta, do të ju dukem “e tepërt”
Të lutem, njih vetveten, kështu, do ta njohësh një shtëpi të mrekullueshme brenda vetes, të pazbuluar, që është vetëm jotja, e të takon vetëm ty edhe është krijuar vetëm për ty! Ndiqe atë rrugë drejt shtëpisë tende, shtëpi që unë e quaj Zot. “E pakufizueshme për njerëz të pakufizueshëm”
Pa kufi ka edhe Dashuri,ka edhe Shëndet, ka edhe Mirësi, ka edhe Pasuri, ka edhe ka edhe Mençuri,ka edhe Sukses e ka edhe Krenari…
Njih veten,
Te lutem, mos i pako
Gati harrova: KJO ËSHTË FEJA IME RE!
“Beliving in myself is favorite religion”
Qëndresë Halili

7/17/2016
Neë York, Amerike!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img