29,03,2024

Sekrete mode, e dini ç’kuptim ka etiketa e lëkurës në pantallonat xhins?

Must Read

Mund t’i vishni paradite, pasdite, në mbrëmje, madje edhe për të fjetur gjumë (ok, ky është një nga ato rastet kur shkoni tapë në shtëpi pas një mbrëmjeje të kalua jashtë me miqtë); mund t’i vishni në shkollë, punë, në një mbledhje pune ose edhe në një dasmë, edhe pse nuk do t’ua këshillonim ASPAK këtë të fundit, pra mund t’i vishni në çdo moment të ditës pasi kur thua pantallona xhins i nënkupton të gjitha.

Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, këto pantallona kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza dhe janë e vetmja veshje që me siguri nuk do të dalë kurrë nga moda.

Megjithatë, ju ka ndodhur ndonjëherë të vini re se në pjesën e pasme të tyre gjendet e kapur me qemerin një etiketë lëkure? E dini, cili është funksioni  i saj?

Le të fillojmë që na emri, etiketa e lëkurës quhet Jacron dhe është përdorur fillimisht për të dalluar xhinset e një cilësie të mirë nga veshjet e dorës së dytë të punëtorëve.

Në vitin 1873, do të ishte marka e famshme ”Levi’s”  që do ta përdorte e para këtë detaj duke u diferencuar nga brand-et e tjera.

Edhe tani markat më në zë të prodhimit të veshjeve xhins vazhdojnë ta përdorin akoma, por duke qenë se shpehherë në tregje qarkullojnë imitime perfekte vështirë të dalloni nëse pantallonat tuaja janë origjinale ose jo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img