24,04,2024

Së shpejti i gatshëm për vizitorë Parku i Pishave në vargmalet e Zhegovcit

Must Read

Atraksioni turistik i vargmaleve të Zhegovcit, përkatësisht pjesës që shtrihet në fshatrat Mirosalë dhe Rahovicë me largësi afro 10 kilometër nga Ferizaj, së shpejti do të jetë i gatshëm për vizitorët dhe pasionantët e natyrës.

Është investimi i Komunës së Ferizajt, përkatësisht vizioni i qeverisë Aliu që të kthej këtë zonë në një atraksion turistik dhe pikë referencë të re të pasurisë sonë natyrore.

Tashmë, shtigjet për ecjen janë pothuajse në përfundim dhe gjithashtu edhe infrastruktura tjetër e nevojshme. Këtë konfirmim dha drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, dikasteri i cili është bartës i këtij investimi.

Drejtori Bytyqi tha se me këtë investim, po i jepet një pamje e re kësaj zone, duke rritur kështu edhe mundësitë e zhvillimit rural për fshatrat e kësaj ane. Ai shtoi se jo vetëm me këtë investim por edhe investimet tjera që priten të ndodhin në pika të ndryshme turistike në Ferizaj, përfundimisht kompletohet mozaiku i investimeve bazë në infrastrukturën turistike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img