Ferizaj

“Save the Children” dhe komuna e Ferizajt me shumë projekte në fushën e arsimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve


Publikuar më:


Ferizaj.08.02.2018. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit, Bashkim Hyseni, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtuesit e organizatës ndërkombëtare “Save the Children” – zyra në Kosovë, me të cilët është diskutuar lidhur me projektet që do të zhvillohen për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në komunën e Ferizajt si dhe politikave që do të ndërmarr institucioni i komunës për të zbatuar këtë objektiv.

Me këtë rast, kryetari Aliu siguroi drejtuesit e kësaj organizate, se Komuna e Ferizajt me departamentet përkatëse ka zhvilluar platformën për këtë objektiv dhe se ka qenë edhe zotim i tij gjatë fushatës elektorale që me gjithë kapacitetet komunale dhe autorizimet që ka Kryetari i Komunës, do të kujdeset që të zbatoj dhe mbroj plotësisht të drejtat e fëmijëve, në kuadër të vendimmarrjes dhe planeve të punës në nivel lokal.

Në anën tjetër drejtori i “Save the Children” – zyra në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe drejtuesit e kësaj organizate uruan për mandatin qeverisës kryetarin Aliu si dhe ofruan bashkëpunimin me komunën për të përmirësuar gjendjen e të drejtave, lirive dhe përgjegjësive që dalin nga komponenta e të drejtave të fëmijëve.

Komuna e Ferizajt do të konkretizoj shumë shpejt bashkëpunimin me këtë organizatë me projekte në këto fusha: arsim, mbrojtje e fëmijëve, qeverisje me të drejtat e fëmijëve, shëndetësi dhe ushqyeshmëri si dhe me fokus të gjithë përfshirjes në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet jo shumicë në komunën e Ferizajt.

To Top