19,04,2024

Sa vjet burg rrezikon Anjeza që rrahu fëmijën 3–vjeçar

Must Read

Pas publikimit të pamjeve filmike të regjistruara me kamera të fshehtë nga emisioni “Stop”, ndaj saj është ngritur akuza për “Keqtrajtim të të miturve” dhe “Shpërdorim detyre”. Dy veprat parashikojnë dënim me burg. Për “Keqtrajtimin e të miturve”, neni 124/b i Kodit Penal parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet. Kur të miturit i shkaktohet dëmtim i rëndë i shëndetit, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vjet burg.

Ndërsa sipas nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorimin e detyrës”, Anjeza Shabani rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet.

Anjeza Shabani u filmua duke ushtruar dhunë barbare ndaj një fëmije 3 vjeç. Prindërit i ishin drejtuar emisionit investigativ “Stop” pasi kishin konstatuar shenja dhune në trupin e djalit të tyre. Pamjet tronditëse të transmetuara në TV Klan kanë pushtuar internetin dhe kanë shkaktuar një zemërim të gjerë në publik. /Lapsi.al

NENI124 NENI248

 

The post Sa vjet burg rrezikon Anjeza që rrahu fëmijën 3–vjeçar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img