28,03,2024

Rusia mohon të ketë dorë në dëshmitë e sulmeve kimike në Siri

Must Read

​Rusia ka mohuar të ketë ndërhyrë në dëshmitë e sulmit të dyshuar me armë kime në Siri, rast ky i fundit që çoi në aksionin ushtarak të së shtunës nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca

Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një prononcim të tij për BBC, ndërsa është shprehur me shumë siguri se shteti i tij nuk ka bërë ngatërrime.

“Unë mund të garantoj se Rusia nuk ka gisht në atë çështje”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Ai i dha këto deklarime ndërsa mbikëqyrës të cilët hetojnë përdorimin e armëve kimike nga OPCW po mbanin një takim urgjent.

Sipas raportimeve, inspektorët në Siri ende nuk kanë fituar qasje në Douma.

Delegacioni suedez përmendi një njoftim nga drejtori i përgjithshëm që tha se Siria dhe Rusia ishin të shqetësuar se siguria në terren nuk mund të garantohej.

Takimi në Hagë mbahet me dyer të mbyllura, por agjencia e lajmeve Reuters njofton se ambasadori amerikan, Kenneth Ward, shprehu shqetësimin se forcat ruse atje mund të kenë manipuluar me prova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img