25,04,2024

Rrugët e fshatit Mirosalë më një pamje krejtësisht tjetër

Must Read

Banorët e lagjeve të ndryshme të fshatit Mirosalë i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre që po bënë Komuna e Ferizajt.

Të shtunën në fshatin Mirosalë është bërë asfaltimi i 10 rrugëve të këtij fshati. Nga afër punimet në realizmin e këtij projekti i ka përcjell kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milazim Halitin, drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, drejtorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Burim Karametën si dhe zyrtarë të tjerë.

Me këtë rast kryetari Svarqa është shprehur se kjo është vetëm fillimi i asfaltimeve në këtë fshat, duke shtuar se do të ketë edhe asfaltime të rrugëve dh rrugicave të këtij fshati.

“Këto rrugë do të lidhin të gjitha lagjet e fshatit dhe do të krijojnë mundësi më të mira të qarkullimit, jo vetëm për nxënësit, por edhe për qarkullimin e automjeteve. Do të kenë një lehtësim për jetën e banorëve këtu, meqë një kohë të gjatë nuk është investuar dhe jemi në rrugë të mbarë jo vetëm që ta ndalim migrimin nga këto vise malore, por që ti kthejmë të gjitha ata që për shkaqe të mungesës së infrastrukturës e kanë braktisur jetën në këtë fshat, ku unë shpresoj që të gjithë do të kthehen këtu dhe do të ketë kuptim edhe jeta e tyre dhe do të kenë mundësi më të mirë të jetës”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se në vitin e ardhshëm, në fshatin Mirosalë do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës kryesore që do të lidh fshatrat: Dardani-Mirosalë, Rahovicë, Pojatë, Softaj dhe Papaz.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i fshatit Mirosalë Ejup Shala, është shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt dhe kryetarit Svarqa, për asfaltimin e rrugëve të fshatit Mirosalë. Tha se investime të tilla nuk ka pasur që një kohë të gjatë.

U bë e ditur se vlera e realizmit të këtyre projekteve të asfaltimit të rrugëve në fshatin Mirosalë, Komunës së Ferizajt i ka kushtuar 300 mijë euro, ndërsa gjatësia e tyre është mbi 3 kilometra e gjysme.

3333 2222 4444444 444

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img