19,03,2024

Rrjetet sociale dhe keqpërdorimi I tyre nga Adoleshentët tanë !

Must Read

Të gjithë e dimë se asgjë nuk është e përsosur.,

Shoqëria jonë moderne ka shumë gjëra që janë problematike e shqetësuese dhe megjithëse i vëmë re, nuk jemi shumë të shpejtë për të punuar në rregullimin këtyre çështjeve.

U inspirova të shkruaj për këtë temë pasi që kohëve të fundit kam filluar ta përdor Instagram-in si aplikacion I njejtë me Facebook , rrjet social mirpo pak më diskret dhe më pak I përdorur nga moshat e mëdha , ndërsa shumë I përdorur nga moshat më të reja dhe adoleshente .

Unë nuk kam asgjë kundër teknologjisë moderne dhe progresit, dhe kjo aftësi është sigurisht një evolucion i natyrshëm në teknologjinë mobile. Megjithatë, unë nuk besoj se të gjithë njerëzit janë të gatshëm për përgjegjësinë morale që ata kanë kur regjistrojnë njerëz të tjerë, në publik dhe privat. Kjo vlen sidomos për adoleshentët , të cilët shpesh kanë qasje në këto aplikacione të lartë cekura shumë kohë para se të mbushin moshat e pjekurisë.

Ajo çka më bëri përshtypje negative kuptohet ishte se gjatë kësaj kohe që po e përdorja Instagramin më erdhën shumë followers , apo ndjekës sidomos të gjinisë femrore , të moshave adoleshente 16-17 vjeçare .

Nuk isha në dijeni se gjatë vikendeve e sidomos në orët e vona në Instagram po plaste një show I pa parë I video kamerave live , nga shumë vajza që kur I shikon të mbushet mendja që atë ditë do të bëhen nuse nga pamja e fytyrës te grimuar në mënyrë profesionale .

Pastaj nëse fillon ti ndëgjosh , fjalë banale , biseda erotike , humor pa sens , e shumë e shumë gjëra idioteske , që ishte për të të ardhur keq nga ai nivel I adoleshenteve tona , e që nëse mendojmë këti brezi ti lëm në dorë ardhmërinë tone , jemi të mbaruar si shoqëri .

Krejt kjo ndodhë pasi që Brezat e tanishëm të prindërve nuk kanë përvojë personale të përdorimit të këtyre aplikacioneve , dhe nuk janë të informuar se çka ndodhë në keto aplikacione .

E keqja e gjithë kësaj është se shpesh ato video mund të regjistrohen nga dikush , dhe pastaj të perdoren në faqe të ndryshme sikur se ishte rasti I një adoleshente nga Ferizaj e që pati tentuar të vetvritej pastaj po nga këto lloj video nga Instagrami .

Prindërit , shkollat , institucionet edukativo arsimore duhet të merren më seriozisht me këto fenomene në rritje në shoqërinë tone .

Ashtu siç përgatitim fëmijët tanë për jetën në botën reale, ne duhet t’i përgatitim ata për jetën në botën online.

A e dini se askush nën moshën 13 vjeç nuk lejohet të bashkohet me Facebook apo Instagram .

Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë reale që ta zbatohet me të vërtetë, sepse kushdo mund të gënjejë për vitin e tyre të lindjes.

Ju duhet të siguroheni që fëmija juaj të qëndrojë larg nga Facebook , Instagram apo cili do rrjeti social , deri në moshën 13 vjeçare .

Ja disa këshilla se si mund ti monitoroni fëmijet tuaj në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale .

Krijo rregullat bazë

Nëse fëmijët tuaj janë mjaft të rritur për për ta përdorur vetë kompjuterin, apo telefonin ata janë mjaft të rritur për të kuptuar se ekzistojnë rregulla që duhet t’i përmbahen. Thyerja e tyre nuk duhet të ketë një pasojë më të vogël se në qoftë se ata thyen një rregull në botën jashtë shtëpisë.

Shikojeni se cialt janë zakonet e fëmijës suaj

Ju nuk keni nevojë të jeni një super-spiun dhe spiun në çdo lëvizje online të fëmijës suaj, por është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për llojet e vendeve ku ai po frekuenton dhe për njerëzit me të cilët po shoqërohet. Ju duhet të njihni miqtë që ai është duke u shoqëruar në shkollë, dhe miqtë e tij në internet nuk duhet të jenë ndryshe.

Ju duhet të keni qasje të plotë në miqtë e tij të Facebook , Instagram apo cilin do rrjet social tjetër dhe mund ti shikoni sa herë që dëshironi ata .

Monitoroni fotot , Postimet e Fëmjëve tuaj Online.

Sigurohuni që çdo gjë është në rregull me foto që fëmijët tuaj postojnë në rrjete sociale .

Kujdesuni që përmbajtja e fotos të jetë krejtësisht e parrezikshme .

 Bëhuni ju një shembull i mirë për fëmijët ,se si përdoren rrjetet sociale .

Te gjithë e dimë që fëmijët kanë një aftësi të përkryer për ti imituar prindërit .

Nëse ju i përdorni rrjetet sociale për gjëra koti , postoni foto jo të duhura me përmbajtje erotike , atëherë edhe fëmijët tuaj do ta ndjekin një shembull të tillë.

Bisedoni me fëmijët rreth rreziqeve në internet

Ju mund të ndjeheni sikur po i frikësoni fëmijët tuaj kur flisni me ta rreth rreziqeve për të qenë në internet, por është më mirë që ata të kenë frikë se sa të mos jenë të frikësuar .

“Kush është një i huaj në internet? Gjithkush është! Ju duhet t’i kujtoni fëmijët tuaj se këta njerëz janë të panjohur dhe se rregullat standarde gjithmonë zbatohen. “

Dhe për fund ju bëj thirrje edhe institucioneve që të mirren më shumë me këto dukuri negative të cilat po e shkatërrojnë ardhmërinë e fëmijëve tanë .

Në shkolla të mbahen ligjërata se si duhet përdorur rrjetet sociale , si dhe ti kushtohet shumë më shumë rëndësi këtyre çështjeve të cilat janë të një rëndësie të veçantë dhe duhet një kujdesie e shtuar nëse dëshirojmë të kemi një rini të shëndoshë .

 

Mentor Nuhiu , master Shkenca Politike dhe Administratë Publike

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img