25,04,2024

Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc

Must Read

Ferizaj.22.09.2017. Banorët e fshatit Muhvoc i janë gëzuar sot asfaltimit të një rruge e cila lidh fshatin e tyre me tregun e kafshëve dhe me pjesët e tjera të fshatit.
Këtë pjesë ku po zhvillohen punime sot e ka vizituar kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili ka uruar banorët për një qarkullim në kushte më të mira. Ai me këtë rast bëri të ditur se rreth 50 mijë euro janë ndarë për realizimin e këtij projekti.
“Është me rëndësi që ne po i përmbyllim me sukses të gjitha investimet e parapara për vitin 2017 si në qytet po ashtu edhe në fshatra. Tani jemi te një rrugë e rëndësishme e cila ka gjerësinë sipas kushteve ekzistuese dhe gjatësinë mbi 600 kilometra. Do të shërbejë për shumë lidhje me qytetin dhe tregun këtu afër. Edhe kompania e përzgjedhur “Euro Trans” ka punuar me shumë përkushtim në realizimin e këtyre projekteve sipas paramasave të nevojshme” potencoi kryetari Svarqa gjatë vizitës në Muhovc.

Për ditët e ardhshme janë paralajmëruar edhe përfundime të projekteve në fshatrat Koshare, Slivovë ,Kosinë e vendbanime të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img