29,03,2024

Rreth 20 milionë euro investime në infrastrukturën e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.14.02.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim, ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili shoqërohej edhe nga zëvendësministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe deputete të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga qyteti jonë.

Në këtë takim u bë edhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit për realizmin e gjashtë projekteve madhore infrastrukturore në qytetin të Ferizajt të cilat përfshijnë tri projekte të fazës së parë të “Bashkimit të qytetit”, rikonstruksioni i rrugës “Gurëz-Varosh” si dhe kyçja në autostradën “Arbër Xhaferi” me katër korsi nga rruga “Rexhep Bislimi” deri në Bibaj.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se këto projekte kanë një rendësi tepër të veçantë për qytetin tonë, ndërsa ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Infrastrukturës, por edhe Kuvendin e Kosovës që kanë mirëkuptuar kërkesat e Komunë së Ferizajt, që këto projekte të bëhen pjesë e Ligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës. “Ne kemi biseduar me ministrin dhe u dakorduam që me një dinamikë tjetër, me një disiplinë të projekteve në kuptim edhe buxhetor, të zhvillojmë këto gjashtë projekte të cilat janë pjesë e këtij memorandumi të nënshkruar. Poashtu biseduam me ministrin edhe për projekte të tjera të cilat janë në zhvillim dhe të tjera të cilat do të jenë pjesë e angazhimeve tona të përbashkëta dhe në të gjitha këto projekte unë e falënderoj ministrin dhe gjithë ekipin e tij që kemi hasur në mirëkuptim të plotë, që së bashku të realizojmë këtë agjendë të zhvillimit, këtë agjende të përmirësimit të infrastrukturës së Komunës së Ferizajt, për t’u përshtatur me nevojat strategjike të Komunës së Ferizajt, duke pasur parasysh gjithmonë faktin se Ferizaj është qyteti me ekspansionin më të madh të zhvillimit ekonomik dhe poashtu Ferizaj, sot është njëri ndër qytete më atraktive për faktin se është qyteti, që ka shtimin më të madh të numrit të banorëve pas Prishtinës. Ka kërkesa të shtuara që të bëhen ndërhyrje të tipit strategjik edhe pse ne kemi një gjendje jo të mirë urbane dhe pikërisht këto projekte që janë mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga ministri Lekaj, janë pikërisht ato që do ta bëjnë një qytete më ndryshe, me projekte strategjike, por që të gjitha janë të karakterit urban, sepse ne kemi pasur edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me unazat e qytetit të Ferizajt, por të gjitha këto projekte kanë të bëjnë me projekte urbane”, është shprehur kryetari Aliu.

E nga ana tjetër ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë sepse është bërë nënshkrimi i një memorandum të mirëkuptimit për mbështetje financiare për projektet që kanë impakt pozitiv për qytetarët e Komunës së Ferizajt.
“Kjo është ajo thelbësorja dhe ne zotohemi këtu para jush dhe qytetarëve të Komunës së Ferizajt se Ministria e Infrastrukturës do të mbështes çdo projekt që ka impakt në zhvillimin ekonomik, në lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe ne deshëm apo s’deshëm duhet që të krijojmë standardet që do t’i përngjajnë edhe projekteve infrastrukturore në shtete e zhvilluara, sepse ka kaluar koha e emergjencave dhe tani do të fokusohemi jo vetëm për të shtruar asfalt, por me një fizibilitet që kanë një arsyeshmëri të gjitha këto projekte dhe do të krijojmë standarde”, ka thënë ministri Lekaj. U bë e ditur se vlera e këtyre projekteve kap vlerën e rreth 20 milionë eurove.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img