28,03,2024

Rinia Evropiane i ndan Labinot Tahirit çmim për humanizëm

Must Read

 Labinot Tahiri, i cili tash e një kohë është bërë i njohur për iniciativat e shumta humane që ndërmerr, është nderuar së fundmi me medalje për kontribut nga Rinia Evropiane e Kosovës, në krye me Avdullah Hasanin.

Këta të fundit kanë vlerësuar lartë kontributin e tij si humanist, gjë që e ka bërë një shembull ideal edhe për të tjerët.

Labi i ka falenderuar për nderimin, gjersa me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se këtë çmim ua dedikon të gjithë shqiptarëve,

“Këtë medalje ia dedikojë popullatës shqiptare të cilët treguan zemërgjerësinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.  Jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete. Ata e dëshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruar fëmijët tanë”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Faleminderit për shperblimin.

Unë këtë medalje, ia dedikojë popullatës Shqiptare, të cilët treguan zemërgjersinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.

Unë jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete.

Ata e deshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruarë fëmijet tanë.

Ja që sot u shperbleva nga Shteti

Atë që kam në duart e mia, ajo i takon popullit tonë shqiptarë

Ju jeni më meritorët në çdo sfide të atdheut e të familjeve në nevojë.

Ta vazhdojmë këtë rrugë, keshtu ishin të parët tanë.

Falenderoj, Z. Avdullah Hasanin për ndarjen e kêtij çmimi i cili është Presidenti i Rinise Evropiane.

Z. Elmi Reçica, Deputet ne Parlamentin e Kosoves, me prezencen e tij, na nderoi të gjithëve si Ferizajas dhe qytetarë të këtij atdheu.

Z. Reçica, më dhuroi nje Libër me vlerë, në të cilin shkruhet çdo intrigë e Serbise mbi popullaten Shqiptare dhe mbi ato që nuk i mbarte kurrê UÇK-ja, për veq se vlerat e saj në luften për Liri.

Ky Libër mu dhurua për ta bartur çdoherë mesazhin tek të rinjët, se lufta e Uçk-së ishte e paster dhe ashtu do të mbetet.

Po ashtu ishte nje takim me Z.Agim Aliun Deputet në Parlamentin e Kosoves të cilët na nderuan me pritjen e tyre miqësore”

16003194_1329041010504613_8959986203906074567_n 16003313_1329041003837947_3464882609922754737_n 16195021_1329041113837936_2596573948039853475_n 16174487_1329040937171287_6881548785224065246_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img