19,04,2024

Ringu i Kuvendit të Kosovës

Must Read

Vërtet, puna në Kuvendin e Kosovës është bë si një arenë e dyluftimit në ring. Por, edhe këtu dallon cështja, ngase lojtarët e boksit në ring, ju përmbahen rregullave, pasi që ndeshja përfundon me rezultat dhe me ngritje dore. Të kemi parasysh, mundësi në ring nuk e ka të lehtë aspak, i dërmuar nga rrahja dhe i përgjakur të pranon humbjën, por, gjithësesi është në gjendje t’a akcepton humbjen dhe të uronë kundërshtarin për fitore.
Por, a po ndodh akceptimi i rregullave ligjore e kushtetuese nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, qoftë edhe nga deputetët që janë të mbështjellur nën petkun e partive politike, ngase, secili deputet i Kosovës, duhet të jetë i përgjegjshëm për gjendjën në vend?! Unë, kujtoj se jo, nuk po janë të vetëdijshëm për pasojat që po ju shkaktohen vendit, por edhe për maltretimet psiqike e emocionale që po ju bëhën qytetarëve të Kosovës. Të gjithë po i dinë rregullat e lojës, dhe po e dinë që, nuk kanë mundësi të ikin nga ato rregulla që parasheh ligji, dhe që i ka dëshmuar Kushtetuta e Kosovës në vitin 2014-të. Mandej, shumë hapur, këto subjekte politike i referohen asaj që parashehë Kushtetuta e Kosovës. Por, shtrohet pyetja, pse nuk po ju përmbahen atyre rregullave, kur po i dini bukur mirë? Pse, po i maltretoni deri në skajshmëri qytetarët e këtij vendi? Si të gëlltitën deklaratatë e disa përfaqësusve të Partive Parlamentare? Ringu po vazhdon, po jo me rregulla të lojës, që po dihën tani më. Si të gëlltitën deklaratatë e LAA-nit, cfarë papërgjeshmëri është ndaj votuesëve të LAA-nit? Kur në deklaratatë e tyre, LAA-ni thotë, që: e drejtë Kushtetuese është; që grupi parlamentar, që ka vota ma shumë në Parlamentin e Kosovës duhët t’i formoj institucionet e Kosovës. Dhe, po ashtu, e dinë që; edhe sikurse t’a kishin të drejtën e formimit të institucioneve, nuk kanë mundësi me i formuar, pasi që, nuk i kanë votatë për formimin e institucioneve edhe sikurse të bëhën bashkë me VV-në. Por, këtu, duhet pasur parasysh se, edhe me gëzuar të drejtën e formimit të institucioneve LAA-ni dhe VV-ja, qëndrojnë shumë larg ideologjikisht, deri sa në LAA-n janë Parti që janë me program të djathë, VV-ja është me program të majt, por duke pasur parasysh edhe përplasjet partiake, ofendimet prej ma të ulëtave që kanë pasur, sulmeve përmes gjërave të ndryshme që i janë bë Kryetarit të LDK-së, gjëgjësisht, Kryeministrit të vendit. Prandaj, kurrëfar mundësie morale nuk egëziston te këto subjekte politike që t’i formojn institucionet e Kosovës, sikurse edhe ti kishinë votatë për formim të institucioneve dhe t’iu lejonte Kushtetuta e vendit. Po aq të pamatura janë edhe deklaratatë e Kryetarit të AKR-së që është nën ombrellën e LAA-nit, vërtet, një njeri i moshës madhore nuk do duhej të deklarohej ashtu, se jo një Kryetar Partie, një ish President vendi, një deputet i Kosovës. Ai, vazhdimisht thotë, që; jam për zhbllokim të vendit, jam për ecje përpara të proceseve në vend, derisa po e dëshmon të kundërtën. Asnjë hap nuk po e bënë për zhbllokim të këtij gërqi politik, këtij gërqi të inateve. Ai, z. Pacolli, dje deklaroi se,” është për zhbllokim të institucioneve os e me lanë politikën e me shku në shtëpi”. Ku guxon një njëri i përgjegjshëm, një deputet, të thotë e la politikën e po shkoj në shtepi ,kur do duhej të jetë në nivel të obligimeve të qyetetarëve që ia dhanë besimin për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës?!!!
Jo, z. Pacolli, merre guximin qytetar e merr vendime në bazë të deklaratave që bëni, për zhbllokim të bllokadës që është bë pa nevojë. Votone grupin parlamentar që e obligon Kushtetuta e vendit për formim të institucioneve të Kosovës. Dhe nuk ke nevojë me shkuar në shtëpi, por qëndroni aty dinjitetshëm. Ndërsa për dinjitet njerëzor, nuk befasohemi dhe as nuk presim nga Alternativa, pasi që, të dy deputetët e kësaj alternative, nuk kanë kurrfarë koncepti politik, pasi që, deri më tani kanë lëvizur në disa subjekte politike. Prandaj, z. Pacolli, hap rrugë për formim të institucioneve të vendit, pasi , mbi të gjitha për Ju është krijimi i instiucioneve të vendit!
Mos vazhdoni jashtë rregullave të ringut, por përmbanju rregullave të arenës në ring, se janë të dobishme për vendin!
Shkruan: Hanife Salihu ( autorja është Nënkryetare e GD-PDK, opinion i saj është individual)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img