24,04,2024

Rikthehet në YouTube hiti “Madam” nga Mozzik

Must Read

Hip hop ylli, Mozzik, duket se po i sheh punët e tij duke u kthyer për së mbari.
Tashmë projekti i tij më i fundit i publikuar, “Madam”, është kthyer në rrjetin social në Youtube.

Bashkë me këngën, janë kthyer edhe klikimet që ka pasur ky projekt, e që kalojnë shifrën e shtatë milionë klikikmeve.

Lajmin e konfirmoi vet reperi në rrjetin social Instagram.

“U kthy. Llogariteni prej nesër dita e tetë e kësaj kënge është në YouTube”, ka shkruar reperi duke aluduar se klikimet duhet të numërohen nga dita e tetë.

“Madam” shpejt u shndërrua në hit në mesin e publikut.

Por, konflikti që reperi ka pasur me On Records ka rezultuar që ai të mos ketë aq të lehtë realizimin e hiteve, pasi ish labeli i tij largoi projektin duke arsyetuar se ata e kanë bërë këtë këngë.

Ky konflikt tashmë është bartur edhe në gjykatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img