20,04,2024

Rikthehet kryesia e trofeve në Klubin e Hendbollit “Kastrioti”

Must Read

Ferizaj.26.01.2018. Gjatë ditës së sotme, kryetari Aliu ka pritur në një takim anëtarët e grupit punues të caktuar ditë më parë për riorganizimin e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” – meshkujt.

Në këtë takim, kryetari Aliu është njoftuar për strukturën e re drejtuese të klubit e cila do të ketë këtë përbërje:

1. Lulzim Abazi – Kryetar;
2. Avdullah Isufi – Nënkryetar;
3. Fikret Ibrahimi – Nënkryetar;
4. Fitim Ramadani – Anëtar;
5. Basri Ibrahimi – Anëtar;
6. Ekrem Beqa – Anëtar;
7. Gyner Nuredini – Anëtar;
8. Ismet Shamolli – Anëtar;
9. Betim Tasholli – Anëtar
10. Fatmir Syla – Anëtar.
11. Flamur Salihu – drejtor sportiv

Gjatë ditëve në vijim, struktura drejtuese e klubit do të bëj një raport mbi gjendjen e kësaj organizate dhe hapat që do të ndërmerren për riorganizimin e saj.

Drejtuesit e ri të klubit kanë siguruar kryetarin Aliu se do të angazhohen maksimalisht që klubit t’i kthehet nami i dikurshëm, suksesi dhe trofetë që e bëjnë Ferizajn – Kryeqytet të hendbollit.

Kryetari Aliu është i vendosur të mbështesë fuqishëm KH “Kastrioti”, me qëllim që të rikthehet dinjiteti dhe suksesi i munguar i këtij klubi – ikonë e sportit ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img