25,04,2024

Rikonfirmohet mbështetja, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala vizitoi Komunën e Ferizajt

Must Read

Bashkëpunimi i nisur qysh në ditët e para të qeverisjes Aliu me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, po vijon me intensitet të njejtë në plane të ndryshme veprimi dhe koordinimi me qëllim ofrimin e shërbimeve dhe infrastrukturës së nevojshme për të rinjtë dhe bizneset në operimin e tyre lokal. Për këtë, rezultoi edhe muaj më parë, hapja e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, e para e këtij lloji në Republikën e Kosovës. Për të konfirmuar mbështetjen e tij dhe institucionit që drejton, sot Komunën e Ferizajt e vizitoi ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala. Ai u prit nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe anëtarë të bordit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj. Temë diskutimi në këtë takim ishte funksionalizimi më i shpejt i kësaj qendre si dhe avancimi i bashkëpunimit institucional të cilin e konfirmoi ministri Shala.

Nikoqiri, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është i pari institucion, drejtuesi i së cilës, ministri Beqaj vizitoi Ferizajn e që si rezultat i bashkëpunimit solli në hapjen e të parës Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj. Ai shtoi se edhe ky takim me ministrin Shala, konfirmon vullnetin e kësaj ministrie që ta intensifikoj bashkëpunimin me Komunën e Ferizajt.

“Ju tashmë e keni të qartë situatën sa i përket Qendrës së Inovacionit, respektivisht Ministrisë së Inovacionit që ka dëshmuar që në fillim të mandatit tim, por edhe si ministri që të hapet kjo qendër pikërisht në një qytet që është qytet i ri dhe tashmë ju e dini që ne e kemi promovuar Qendrën e Inovacionit, në bazë të obligimeve që kanë qenë pjesë e një memorandumi mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Inovacionit dhe tashmë me ministrin Shala, biseduam sesi pikërisht kjo qendër që është e para e hapur nga Ministria e Inovacionit që të shërbej për startup-e, për të rinjtë dhe të jetë model suksesi, madje të jetë edhe për qendrat e reja që sigurisht janë në agjendë të hapjes. Ajo që është e rëndësishme për të thënë sot është se sërish kemi rikonfirmimin e Ministrisë, zotimin e ministrit Shala që të jetë mbështetës për Qendrën e Inovacionit, për të shërbyer ashtu siç thamë si një storie suksesi” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në anën tjetër, ministri Shala tha se hapja e qendrave të tilla, është vizion i institucionit që drejton dhe se Ferizaj sikurse edhe komunat tjera do të mbështeten në ngritjen e kapaciteteve dhe operimin përkitazi me këto qendra.

“Kjo është një qendër shumë e rëndësishme, ashtu siç e kemi cek edhe më herët, Ferizaj është një qendër e industrisë ku ka shumë kompani, të cilat kanë funksioni në këtë pjesë të industrisë. Është një prej qendrave në fokusin tonë, ne do të vazhdojmë edhe më tutje, është faza ku tashmë vetëm po shqyrtohet mundësia e funksionalizimit, që të funksionoj dhe të jetë një qendër model siç e thatë edhe ju. Ne jemi të interesuar që në të gjitha komunat e Kosovës të kemi Qendra të Inovacionit që në të ardhmen të jenë pjesë edhe e zhvillimit ekonomik” tha ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala i cili tutje theksoi se ministria që drejton ka një numër të madh projektesh sidomos sa i përket fushës së ngritjes së shkathtësive të të rinjve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img