25,04,2024

Rezoluta, Zyrja dhe Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë-ku mbetën?

Must Read

Shkruan: Refik HASANI

08 Tetor 2016. Që nga miratimi i rezolutës dhe fillimi i punës së Zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe formimit të komitetit për bashkëpunim ndërkufitare duhet të bëjm një përmbledhje të mirave që sollën, por edhe të parashtrojm pyetjn e pashmangashme: Ku mbetën dhe çfarë është rezultati i arritur,çfarë ndihmuan, çfarë efekti patën dhe rezultati nga ato i pritur.

Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk është dashur të hapen ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyrë nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan është dashur të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore.

Koordinatori i dy zyrave do të duhej të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës. Në që propozuam hapjen e zyrës dhe miratimin e një rezolute nga Parlamenti i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Zyrja ndërlidhëse në Prishtinë është dashur të filloi së punuari e jo e kundërta sepse Prishtina është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Pas zyrës në Prishtin ose në të njëjtën kohë zyrja ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999 Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare.Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen.

Propozimi ishte që Koordinatori do të duhej të jetë person kredibill. Ne, edhe në cilësin e këshilltarit komunal, që kemi inicuar edhe komitetin për bashkëpunim ndërkufitare të Gjilanit me Preshevë-Bujanoc-Kumanovë dhe Likovë. Prishtina zyrtare në vendë që të ngrisë mbështetjen përmesë rezoluta dhe Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen ku një Komunë brengoset për një Krahinë gjegjësisht për tri Komuna.

Komuna e Gjilanit është dashur që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së. Nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën dhe Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancve prej letre fare nga Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare.

Kur këto dy qendra nuk ndohmojn si mudë të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

 

Dëshmi të shkruara që nga viti 2008, propozimi i botuar nëpër gazeta të kohës, lidhur me:

– Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës,

– Hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë dhe

– Formimi i një komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë

14619886_792947867511722_559456914_n 14627829_792947924178383_1020766736_n 14607907_792947947511714_29073773_n 14608108_792947964178379_475545125_n 14625447_792947970845045_1866016279_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img