25,04,2024

Revoltohen shumë qytetarët e Ferizajt. 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢, ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐢 𝐣𝐮 𝐤𝐞𝐦𝐢?

Must Read

Ne ju japim para, sepse jemi taksapaguesi më i madh në Kosovë, ju na i ndalni projektet.
Ne punojmë në çdo vend të botës deri Afganistan e Irak, ju na i hiqni projektet, si çasja në autostradë, na e bllokoni spitalin etj…
Ndërsa ne punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve tanë, duke realizuar projekte, që dikur vetëm mund të ëndërroheshin në vendin tonë, ju mundoheni të na ndalni dhe shantazhoni.
Ndërsa ne po e shndërrojmë Ferizajn, përveç tjerash, edhe në qytet të kulturës vendore, ju na bllokoni festivalet më të mira kombëtare si;
Festivali i teatrove, Kosovarja Këndon, Klubin letrar De Rada, Shoqatatën e Piktorëve Zef Kolombi, etj…
Tani, pa fije turpi, po na sulmoni edhe në projektin Bashkimi i Qytetit, një projekt që u përshëndet dhe u duartokit anë e kënd trojeve shqiptare dhe i cili po del të jetë funksional dhe i nevojshëm më tepër se mund të imagjinohej.
Qeveri, A dini me na tregu çfarë borxhi ju kemi? Po, po tregoni tash, se ne se kemi mendjen me u ndalë! As me u dorëzu hiq! Aq më pak, kur tashmë populli po i njeh të gjithë mirë e më mirë dhe po i mbështetë projektet e kësaj qeverisje lokale, pa dallim të petkut dhe përkatsisë partiake. Ama ju lutem, mos harroni, jemi vërtet qytet i ri, por jemi qytetarë të vjetër, e besa edhe punëtorë të mëdhenj, e nuk mashtrohemi lehtë! Kjo është edhe arsyeja që për ne po flitet këto ditë me nota afirmative anë e kënd vendit tonë.
Po, tregoni lirisht, me zë të madh, çfarë borgji ju kemi? Flisni tash, o heshtni përgjithmonë!

(P.s. Mund të përgjigjen edhe deputetët e ministri ferizajas që po ia orkestrojnë qeverisë këtë fushatë të ndyrë kundër qytetit të tyre)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img