25,04,2024

Reshje të rrëkeshme të shiut në Maqedoni prej sonte deri të mërkurën

Must Read

DPHM informon se në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë të reshura të përkohshme të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave.

Vranësira dhe të reshura të rrëmbyeshme të shiut do të ketë nesër dhe të mërkurën, me ç’rast në shumë vende pritet të bien edhe mbi 60 litra shi në metër katror. Vende-vende shirat do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjellë me vetëtima dhe erë të përforcuar dhe në formë të stuhisë.

“Sot dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar e përkohshme dhe erë e përforcuar veriore shpejtësia e së cilës, para se gjithash në vendet më të larta, në momente do të arrijë edhe mbi 70 kilometra në orë. Të mërkurën nga fundi i ditës era do ta ndryshojë drejtimin  në atë verior dhe do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave të ajrit, për shkak të së cilës në pjesët malore veriperëndimore dhe veriore priten të reshura të dobëta të dëborës”, kumtoi DPHM. /MIA/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img