19,04,2024

Rektori Marjan Dema e nis keq: I shkel kriteret që i përcaktoi vetë (VIDEO)

Must Read

marjan-780x439

 

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema edhe pse kishte proklamuar disa kritere bazë, mbi të cilat do të propozoheshin kandidatët për prorektorë, ai nuk po i respekton ato kritere. Në një intervistë të dhënë për Interaktiv të KTV-së, para pak ditësh kishte theksuar se ai i ka disa kritere shumë të rëndësishme për t’i emëruar zëvendësit e tij.

Si kriter të parë për zgjedhjen e pesë prorektorëve, Dema kishte theksuar gjithëpërfshirjen. “Do të thotë njësitë akademike që janë të përfaqësuara, shembull fakulteti prej nga vijë unë dhe prej nga vijnë anëtarët e Këshillit Drejtues, ato fakultete nuk do të përfaqësohen në nivel të prorektorëve”, kishte thënë Dema, raporton Gazeta Blic.

Kriteri i dytë sipas tij, do të jetë njohja e gjuhës angleze dhe kriteri i tretë do të jetë gjinia. “Do të insistoj 3 me 2, në favor të gjinisë femërore edhe pse është shumë e vështirë. Pastaj vijnë fakultet e mëdha për nga numri”, tha ai.

Kriter tjetër, sipas Demës do të jetë që profesorët kandidatë për zëvendës të tij, të mos jenë thellë të involvuar në politikë dhe ata që kanë qenë pjesë e rektoratit nuk do të jenë në listë, në mënyrë që rasti t’u jepet edhe të tjerëve, sepse universiteti nuk është vetëm i një klase, por është i të gjithë njerëzve.

As kriterin, ku kandidatët s’duhet të jenë të involvuar në politikë, si kriter shumë të rëndësishëm nuk e ka marrë parasysh rektori i ri.

Të paktën tre nga pesë emrat e propozuar janë të afërt me partitë politike. Derisa Afrim Hoti e Myrvete Badivuku ishin edhe kandidatë për deputetë, kandidati tjetër Naser Sahiti konsiderohet i afërt me PDK-në, raporton Gazeta Blic.

Dema e ka shkelur edhe kriterin tjetër, që ka theksuar se në kabinetin e tij, nuk do të ketë emra që kanë qenë në të kaluarën në rektorat.

Gazeta Blic ka marrë vesh se Naser Sahiti ka qenë prorektor gjatë kohës sa Ibrahim Gashi ishte rektor, derisa Afrim Hoti kishte qenë drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.

Rektori Marjan Dema dje i ka propozuar këta emra për prorektorë: Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Mryrvete Badiviku prorektore për financa, Afrim Hoti prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, prorektor për shkencë.

Ndërkaq, sot në ora 14, Këshilli Drejtues i UP-së pritet që t’ia aprovoj këta emra.

Për më tepër, nga minuta e 9-të, mund ta ndiqni videon, ku Dema flet për kriteret për emrat e rinj të prorektorëve:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img