25,04,2024

Rektori Bajraktari priti në takim Parlamentin Studentor të UShAF

Must Read

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të prirë nga kryetarja e tyre Xhyljeta Xhymshiti, vizituan rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Rektori Bajraktari uroi përfaqësuesit e rinj të Parlamentit Studentor për punën e bërë dhe aktivizimin e tyre në kërkesat për zhvillimin dhe përsosjen e studentëve të UShAF, si dhe u premtoj atyre se do të mundohet që çdo kërkesë të ua bëjë realitet.

“Gjithmonë do ta keni mbështetjen time dhe asnjëherë mos hezitoni të më takoni për çfardo kërkese tuajën. Bashkë do të bëjmë shumë aktivitete, të cilat do të jenë në favor të studentëve. Tani më jemi pajisur edhe me staf të ri, gjë që garanton forcimin dhe ngritjen e cilësisë në institucionin tonë. Është kënaqësi kur shkon në një kompani dhe shumica e punëtorëve dalin të jenë studentë të UShAF, kjo është vërtët emocionuese dhe tregues i mirë që UShAF po prodhon vërtetë kuadro profesionale për tregun”, theksoi Rektori.

Ndërsa, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor falënderuan rektorin për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe premtuan se bashkëpunimi nuk do të mungoj asnjëherë nga ana e tyre.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img